Kuriozitete të çuditshme për trupin e njeriut !?



•Shkencëtarët thonë se sa më i madh të jetë IQ (inteligjenca) i një personi, aq më tepër ai person do të ëndërrojë.

•Qeliza më e madhe në trupin e njeriut është veza e femrës, ndërsa ajo më e vogla është spermatozoidi i mashkullit.

•Ne përdorim 200 muskuj për të hedhur një hap.

•Gishtat e mëdhenj të këmbës kanë nga 2 kocka secili, ndërsa të tjerët 3 kocka.

•Një palë këmbësh përmban rreth 250,000 gjëndrra djerse.

•Acidi në stomakun tuaj është aq i fortë saqë mund të tresë brisqe rrojesh.

•Qeliza njerëzore e trurit mund të mbajë 5 herë më tepër informacion se e gjithë Enciklopedia Britannica.

•Endrra mesatare e njeriut zgjat për 2-3 sekonda.

•Meshkujt që nuk kanë qime në gjoks janë më të prirë për të zhvilluar cirozë të mëlçisë sesa ata që kanë.

•Në secilën këmbë ka rreth 1 trilion bakterie.

•Trupi juaj lëshon nxehtësi në gjysmë ore e cila është e mjaftueshme për të zier gjysmë galloni ujë.

•Enameli në dhëmbë është substanca më e fortë në trupin e njeriut.
 

Dhëmbët fillojnë të rriten 6 muaj pas lindjes.

•Kur jeni duke shikuar një person që dashuroni, bebëzat e syve zmadhohen; e njejta gjë ndodh kur shikoni një person që urreni.

•Gishti juaj i madh është me gjatësi të njejtë me hundën.

•Sistemi qarkullues i arterieve, venave dhe kapilarëve është rreth 60,000 milje i gjatë.

•Ç’do ditë, një personi të zakonshëm i bien rreth 60-100 fije flokësh.

•Sipërfaqja e mushkrive njerëzore është e madhe sa një fushë tenisi.

•Numri i marrdhënieve seksuale në ditë për të gjithë njerëzit e Tokes bashkë, sot është në 120 milion.

•1 nga ç’do 2,000 bebe lind me një dhëmb.

•Shumica e meshkujve kanë ereksione ç’do orë kur janë në gjumë.

•Mbasi keni ngrënë më shumë seç duhet, dëgjimi juaj është më i dobët përkohësisht.

•Edhe zhurmat më të vogla shkaktojnë bebëzat e syrit të zmadhohen.

•Ç’dokush ka nuhatje unike, përveçse binjakëve identikë.

•Nga mosha 60 vjeçare, shumica e njerëzve do të kenë humbur afërsisht gjysmën e gjëndrrave të shijës.

•Njerëzit e kanë më të lehtë të rrijnë pa ngrënë sesa pa gjumë.

•Një kokë njeriu vazhdon të qëndrojë e vetëdijshme për rreth 15-20 sekonda pasi është shkëputur nga trupi (prerë).

•Dhëmbi është pjesa e vetme e trupit të njeriut që nuk mund të shërojë/riparojë vetveten.

•300 milion qeliza në trupin e njeriut vdesin ç’do minutë.

•Njerëzit humbasin rreth 600,000 grimca lëkure ç’do minutë.

•Buzët e njeriut kanë ngjyrë të kuqe për shkak të koncetrimit tepër të madh të shumë kapilarëve të gjakut shumë pak poshtë lëkurës.

•Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më i madh është probabiliteti për të parë një ëndërr të keqe (makth).

•Veshët sekretojnë më tepër dyllë veshi kur jeni të frikësuar, sesa kur jeni të qetë.

•Njerëzit janë qeniet e vetme që prodhojnë lotë prej emocioneve.