Aktori amerikan Philip Seymour Hoffman është gjetur i vdekur në apartamenti e tij në Manhattan, Neë York. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga portali i së përditshmes “Wall Street Journal”. Hoffman fitoi çmimin Oskar si aktori më i mirë në vitin 2006 për filmin “Kapotat”. Sipas policisë aktori dyshohet të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një overdoze. në të shkuarën ai kishte pranuar të kishte pasur probleme me drogën dhe vitin e kaluar u shtura në spital, pasi kishte abuzuar me heroinë.
I lindur në Fairport, në shtetin e New York, aktori 46-vjeçar ka marrë edhe tre nominime për çmimin Oskar si aktori më i mirë jo protagonistë. Në vitin 2012, në Festivalin e Venecias, fitoi “Kupën Volpi” si aktori më i mirë, së bashku me Joaquin Rafael Phoenix, për filmin “The Master”.
Ai ka qenë i fejuar për një kohë të gjatë me Mimi O’Donnell dhe kishte tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.






