Udhëheqësi i Libisë, kolonel Muamar Gadafi është i njohur për tendat e tij që i hapte në çdo kryeqytet të botës së vizitonte si dhe për një bataljon me roje femra, por ai mësohet se ka patur edhe një mani tjetër. Një mjek kirurg tregon se është thirrur në një rast të kryente një ndërhyrje në kirurgjinë plastike për Gedafin. I njëjti mjek ka punuar edhe për ndërhyrjet plastike të Silvio Berluskonit të Italisë. E veçanta është se sipas mjekut, Gedafi e kreu ndërhyrjen kirurgjikale pa anestezi dhe qe i gatshëm të duronte dhimbjet nga frika se mos gjatë kohës që gjendej nën anestezi, vritej.
“Ai deshte mbushje të fytyrës për shkak se njerëzit e shkretëtirës pësojnë rrudha, por ne i dhamë edhe mbjellje flokësh,” shpjegon mjeku Liacia Ribeiro, i cili është specialist i zmadhimit të gjoksit me bazë në Rio de Zhaneiro.





