Njihuni me këtë indian që e ka bishtin e gjatë 37 centimetër dhe banorët e fshatit e shohin si perëndi.
Chandre Oraon, 35 vjeç, lindi me bisht dhe refuzoi që ta priste atë.
Kjo ka bërë që vendasit të besojnë se ai është rimishërimi i perëndisë hindu të majmunëve, të quajtur Hanuman.
Qindra besimtarë udhëtojnë me kilometra të tërë për t’u mbledhur përpara shtëpisë së tij.
Ata kërkojnë bekimin e tij dhe mezi presin t’ia prekin bishtin.
Natyrisht bishti është rezultat i një defekti në lindje, por askush nuk i bind ndjekësit e tij që ai nuk ka fuqi magjike.






