Forcat speciale turke janë turpëruar në Konya, ku është dashur të kontrollonin shtëpinë apo të arrestonin një të dyshuar.
Disa pjesëtarë të forcave speciale në orët e hershme të mëngjesit filluan aksionin duke shkuar te shtëpia e të dyshuarit, por hasën në një pengesë.
Ata u përpoqën me të gjitha forcat që ta thyenin derën, por pa sukses.
Krejt çfarë bënë me zhurmën e tyre ishte se arritën ta zgjonin pronarin e shtëpisë, i cili i përgjumur ua hapi derën.
Aksioni është xhiruar nga kamerat, ndërsa më kot u lodhën dhe e dëmtuan derën kur kanë mundur t’i bien ziles… /Telegrafi/






