Martesa është një moment shumë interesat për mjaft persona dhe çdokush përpiqet ta shijojë e ta bëjë atë sa më të veçantë. Normalisht pritet që një herë të martohesh, por e kishit menduar që ju dhe bashkëshortja/i juaj të martoheshit të dy po me njëri-tjetrin me dhjetëra herë?
Këta që shihni në foto janë Alex Pelling dhe Lisa Gant nga Britania e Madhe, të cilët vendosën të martohen dhe menduan që ta bëjnë ceremoninë festive në vendin më të bukur në planet. Duke qenë se ishte pak e vështirë ta përcaktoje një vend ideal, atëherë ata ndërmorën një udhëtim nëpër botë dhe kanë zhvilluar mbi 50 ceremoni në shtet të ndryshme. Ata udhëtimin e kanë kryer me fugonin e tyre, ndërsa qëllimi ishte të studionin kulturat vendase të martesës dhe pse jo t’i shijoni edhe ata vetë përmes një ceremonie.
Më poshtë kemi sjellë disa prej fotove të tyre nëpër botë, duke filluar nga SHBA-ja deri në Evropë e vende të tjera të botës.






