LIVE VIDEO: Protesta e dhunshme në Kiev


Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer sërish në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, teksa policia u fut në një zonë protestuesish.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se të paktën tre persona janë qëlluar për vdekje. Kryeministri Ukrainës, Azarov, ka paralajmëruar se policia do të përdorë forcë nëse provokatorët nuk ndalojnë protestat e tyre.
Ai ka mohuar se qeveria do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa përgjegjësinë për përleshjet midis protestuesve dhe policisë ua ka hedhur partive opozitare.
Protestat në Kiev kanë filluar që në nëntorin për shkak se qeveria refuzoi të nënshkruante një marrëveshje tregtie me Bashkimin Europian duke u lidhur kështu më shumë me Rusinë.