VIDEO/ Horror në Filipine, kryebashkiaku vritet në aeroport

Kryebashkiaku i një qyteti në jug të Filipineve u qëllua për vdekje së bashku me gruan, fëmijën dhe një të afërm.
Të katërt ishin në aeroportin më të madh në vend, ndërkohë që persona të veshur me uniforma policie i qëlluan për vdekje.
Si pasojë gjeti vdekjen kryebashkiaku Ukol Talumpa, gruaja e tij, Lea, fëmija Philip Thomas si dhe i afërmi Saripuddin Talumpa.
Persona të armatosur qëlluan me breshëri nga motoçikletat.
Ky ishte atentati i tretë ndaj kryebashkiakut.
Ai drejton një qytet me rreth 40 mijë banorë.
Policia thotë se po heton për shkaqet e ngjarjes./ep