Përse Putin është bërë krejt papritur kaq i mëshirshëm?

Katër orë pyetje përpara 1300 gazetarëve. Një nga konferencat më të mëdha në histori.
Gjithçka e inskenuar.
Përpara mediave, presidenti rus, Vladimir Putin.
Vetëm pas tre orëve, gjërat u bënë interesante.
Putin deklaroi se do të falë vajzat e Pussy Riot dhe armikun e tij kryesor, Mikhail Khodorkovsky.
Sa seriozisht e ka Putin këtë? Shtatë pyetje dhe shtatë përgjigje.

Përse Putin është krejt papritur kaq mëshirues?
Përgjigja: Sochi. Më 7 shkurt do të nisin atje Lojërat Olimpike Dimërore, bebja e Putin që nga nisja. Shpesh herë është kritikuar situata e të drejtave të njeriut në Rusi. Presidenti gjerman, Joachim Gauck ka anuluar vizitën e tij në ceremoninë e nisjes së lojërave. Vëzhguesit thonë se oferta më e fundit e Putin është një lëshim ndaj Perëndimit. Udhëheqësi i Kremlinit nuk do që askush të bojkotojë lojërat e tij.
Përse Khodorkovsky është kaq armik me Putin?
Dikur njeriu më i pasur në Rusi dhe shef i gjigandit të naftës, Yokus, tanimë e rrënuar, prej 10 vitesh është në burg. Ai e kishte sfiduar Putin dhe e kishte akuzuar publikisht për korrupsionin në rritje. U dënua për evazion fiskal, pastrim parash dhe vjedhje nafte me një total prej 14 vitesh, që është reduktuar gradualisht në dhjetë.
A e ka kërkuar vetë Khodorkovsky këtë falje?
Avokati i tij, Vadim Klyuvgant thotë se ai nuk di asgjë për faljen, për të cilën foli Putin në konferencën për shtyp.
Kur do jetë i lirë Khodorkosvky?
Duma ka miratuar të mërkurën amnistinë.
A do lirohen vërtet vajzat e “Pussy Riot”?
Në mars të vitit 2014, Natasha Tolokonnikoëa, 24 vjeç dhe Maria Aljochina, 25 vjeç, mbarojnë zyrtarisht periudhën e dënimit. Por për shkak të amnistisë, mund të dalin nga momenti në moment. Familjet e vajzave kanë udhëtuar në vendin ku mbahen ato, për t’i përshëndetur.
A vlen kjo amnisti edhe për aktivistët e Greenpeace?
Po, Putin bëri të ditur në konferencën e shtypit që edhe 30 anëtarë të organizatës për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace do të falen me këtë amnisti.
*BILD