Video e rrallë: Trupi i pajetë i Ahmet Krasniqit dhe varrimi i tij në Tiranë (+18)

Në Youtube kohë më parë është postuar një video ku shihet trupi i pajetë i ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, homazhet dhe varrimi i tij, në Tiranë. Videoja nuk preferohet të shihet nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.


Në këtë xhirim, përveç familjarëve dhe miqve të Krasniqit të ndjerë, shihen edhe disa prej ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës (si kryetari i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa - atëherë ministër i Ekonomisë dhe Financave), deputetë të Kuvendit të Kosovës që kishin shpallur Republikën e Kosovës (ndër të cilët Ilaz Ramajli, atëherë shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë), si dhe personalitete të shumta shtetërore, politike e publike të Kosovës dhe të Shqipërisë.