Përkthyesi mashtrues në memorialin e Mandelës(Video)



Përkthyesi i gjuhës së gjesteve në ditën e memorialit të Nelson Mandelas “ka shpikur gjestet e tija”, thotë Federata e të Shurdhërve të Afrikës së jugut.
“Ai është një mashtrues total”, thotë Cara Loening, drejtoreshë e Programit për Edukimin dhe Zhvillimin e Gjuhës së Gjesteve në Cape Town, sipas ITV News. “Ai madje nuk po bënte asgjë. Nuk kishte asnjë gjest aty. Asgjë. Ai vetëm po i lëvizte duart”.
Delphin Hlungwane, interpretues zyrtar jug-afrikan i gjuhës së gjesteve në DeafSA, ka thënë për Reuters: “Askush nuk e di se kush është ai. Madje as në këtë moment, ende nuk ia dimë emrin”, ka thënë Hlungwane.
Njerëzit në Twitter, edhe gjatë ceremonisë, shkruanin se ai duhet hequr nga skena.