Një milionere nga Arabia Saudite ka publikuar një shpallje, përmes të cilës kërkon një… burrë.
55-vjeçarja Fatoun është e shkurorëzuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa ka vendosur të martohet.
“Kërkoj një burrë që do të martohet me mua, por jo për para”, ky është kushti i saj. Fatoun, po ashtu, premton se nuk do të sillet keq ndaj burrit të saj të ardhshëm.
Ajo kërkon që i zgjedhuri i saj të jetë i edukuar, të mos jetë më i moshuar se ajo dhe të jetë njeri i mençur dhe i logjikshëm.
Siç transmeton Al-Arabiya, kjo është hera e dytë që një grua nga Arabia Saudite kërkon burrë përmes shpalljes.
Dy vjet më parë, një 33-vjeçare kërkoi një burrë të mirë, të cilit ishte e gatshme t’i jepte 330 milionë dollarë nëse vendos të martohet me të.






