Doda: Rexhep Qosja, një leninist i dëshpëruar


Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, reagoi pas deklaratës së akademikut Rexhep Qosja se etiketimi i diktatorit Enver Hoxha, si Hitleri i shqiptarëve është një akuzë që poshtëron shqiptarët. Në një prononcim për mediat, Doda e cilësoi Qosjen si një ish-marksist-leninist të dëshpëruar. “Mesa duket kemi prekur mitet diktatortiale, të ish-marksistë leninistëve. Nga një krah shprehen të dëshpëruar që ne kemi quajtur Enver Hoxhën si Hitleri i shqiptarëve. Në fakt Enver Hoxha është më keq se Hitleri i shqiptarëve, sepse është një person që persekutoi, vrau popullin e vet, dhe privoi Shqipërinë nga një histori progresi prej 50 vitesh”, tha Doda. Më tej, deputetja e PD-së tha se “ne nuk bëjmë fjalë për një fantazmë të së kaluarës, por bëjmë fjalë për një fenomen që po tenton të ringrihet dhe të ringjallet dhe nga ana tjetër shikojmë edhe degradimin e atyre që quheshin marksistë leninistë të një kohe. Dikur merreshin me prangat e ploretariatit, tani merren me frizurat e deputeteve të opozitës”.

Related Posts: