Adem Demaçi thotë se as që e njeh Bekir Halimin që t’i përgjigjet kërkesës së tij për t’u deklaruar se cilit besim i takon.
“Kush është ai që unë t’i deklarohem cilës fe i përkase a shkoj në xhami apo jo”, ka thënë Demaçi për Express.
Madje, thotë se do të ishte mirë të deklarohej vet hoxha se a është i sigurt që është mysliman i vërtetë, pavarësisht që falet e mban ders para qytetarëve.
“Ti qe po shkon në Xhami e që po u falshe, a je i sigurt që je mysliman edhe që i beson Zotit me të vërtetë”, i është drejtuar Demaçi hoxhës nga Maqedonia që mban ligjërata të shpeshta para xhematit të Kosovës.