Në qoftë se ju jepet shansi që të shkoni larg vendit tuaj dhe të studioni në një shtet tjetër, atëherë mos harroni të merrni parasysh këto këshilla të "Huffington Post".
1- Mos i besoni thënies së mamave, që mund të sëmuresh në qoftë se ha akullore në çdo vakt. Hani sa të dëshironi se kjo legjendë nuk është e vërtetë.
2- Njerëzit janë njëlloj kudo që të shkoni. Të huajt mund t’ju ndihmojnë nëse ju i pyesni për diçka. Ajo që duhet të bëni është që të mos harroni t’i pyesni sinqerisht dhe t’i falënderoni mjaftueshëm.
3- Jo gjithçka që është në një udhëzues turizmi ju duhet me patjetër ta vizitoni. Ka disa vende që ndoshta nuk ia vlejnë që të shpenzoni kohën kot, ndërkohë që mund të kënaqeni diku tjetër.
4- Është shumë më mirë për çdo person në qoftë se pretendon se eurot janë dollarë. Thjeshtë këshillohet që ta harroni kursin e këmbimit të parave, dhe ndaloni së konvertuari çdo çmim në dollar, sepse kjo shkakton tepër “dhimbje” për ju.
5- Amerika nuk është qendra e universit. Ka plot njerëz në këtë planet, të cilët jetojnë ndryshe nga ne dhe janë vërtetë të lumtur. Jo të gjithë që jetojnë në Amerikë janë të lumtur. Mund të jetoni shumë mirë edhe në një vend tjetër, jo vetëm në Amerikë.
6- “Donner kebab” është mijëra herë më i mirë se sa ushqimi i ndenjur aty, ose ndryshe quhet “junk food”.
7- Çdo person në një hostel, është një shok i mundshëm. Në qoftë se ju shkoni të jetoni në një hostel jashtë shtetit, natyrisht që do të njihni edhe shumë miq të rinj, mjafton t’i shikoni ata me syrin e një shoku apo shoqeje.
8- Trenat jo gjithmonë nisen në orar. Ju ndodh shpesh që të udhëtoni më tren dhe jeni me vonesë? Mos e ndaloni vrapin se mbase mund ta kapni trenin e fundit, pasi trenat jo gjithmonë janë korrektë me orarin e caktuar.
9- Është jo vetëm e mundur, por edhe e lejueshme nga shoqëria, nëse ju vishni shtatë ditë rresht të njëjtën veshje. Kjo ndodh ngaqë ju mund të mos keni marrë shumë rroba me vete, por edhe sepse njerëzit që ju rrethojnë nuk e vënë re një gjë të tillë.
10- Anglishtja është gjuha universale. Nëse shkoni jashtë vendit tuaj dhe nuk dini anglisht, atëherë më mirë mos u nisni fare, pasi pa anglishten do ta keni tepër të vështirë.
11- Koha e darkës në Amerikë nuk është e duhura. Në çdo vend të botës darka zakonisht shkon deri në orën 10, ndërsa në Amerikë duhet të kesh ngrënë përpara se të shkojë ora gjashtë e pasdites.
12- Spontaniteti shpërblehet. Gjërat që vendosen në minutën e fundit, mund të mos jenë vendimet më të logjikshme, por natyrisht janë gjërat që ju do t’i mbani mend më shumë në jetën tuaj.
13- Të studiuarit jashtë shtetit përfshin një mesatare rreth katër minuta të studimit aktual.
14- Shoferët e taksive janë disa nga njerëzit më të mrekullueshëm në botë. Ata thjeshtë duan të flasin dhe janë kaq entuziastë. Ata mund t’ju çojnë në vende ku ju zakonisht nuk do të dinit të shkonit.
15- Të udhëtuarit vetëm zbulon talentin e fshehur. Asnjëherë nuk e kishit menduar se mund të kishit vizituar një metro çeke pa një hartë, por ja që ju mund t’ia dilni kur jeni vetëm.
16- Personat që studiojnë jashtë shtetit janë vërtet me fat. Shumë pak persona e kanë këtë mundësi, ndaj dhe duhet ta shfrytëzoni në maksimum.
/Shekulli Online/ E.B./






