Shqetësimi pjesor sjellë dëme tërësore



Me të drejtë qytetarët shqiptar kanë ngritur shqetësimin për mundësinë e çmontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Ndërsa unë përskaj këtij shqetësimi dua t’i pyes diçka tjetër këta qytetar.

Nuk ju duket juve armë kimike, mbase edhe atomike: lakuriqësia gjithnjë në rritje, duke u kuptuar si diçka qytetëruese dhe normale; kryerja e marrëdhënieve seksuale në rrugë; shpeshtimi dhe sheshimi i shtëpive publike të mbuluara me gëzof të ndonjë restorani normal; ardhja e një kryeministri në qeveri që ka një të kaluar të zymtë morale; vrasjet e shpeshta ndërmjet vetë familjarëve; mediat pornografike; mediat indoktrinuese të një kulture të huaj të shkërmoqur; korrupsioni galopant; shpeshtimi i akuzave e shpifjeve ndaj njëri-tjetrit dhe shumë e shumë dukuri të tjera, të cilët më sigurt se sa një bombë atomike do ta shkatërrojnë një shoqëri të tërë?!
Burimi:Iljasa Salihu