A mund të flitet për një diktaturë ndërkombëtare?



Sa të habitshëm që jemi ne shqiptarët! Pasi mbërritëm t'i themi JO armëve siriane në Shqipëri, tani kemi filluar të mërzitemi për përfitimin financiar dhe politik që mund t'i kishim prej Amerikës nëse vetëm do t'i thoshim PO bashkëpunimit amerikan. Madje shoh edhe shqetësime se Amerika do t'ia bën ndonjë kurth kësaj qeveria, ngase ajo nuk qenka mësuar t'i thotë JO askush.

Nuk e di se përse kemi kaq shumë frikë t'i themi JO atyre që hiqen si flamurtar të lirive njerëzore. Mbaj mend që një profesor ose profesoreshë në UEJL e kishte kritikuar haptas në gazetë një të huaj që vepronte në UEJL, ku të nesërmen ai ose ajo ishte dëbuar prej pune. Nuk është e habitshme që edhe Ramës t'i shkruhet një këngë e tillë, packa se nuk ishte Rama ai që i tha JO atij helmimi, por ishte vetë populli!
Iljasa Salihu