Qenushi me aftësi të jashtëzakonshme, sfidon dhe njeriun (VIDEO)

Kemi parë në shumë raste qen vërtet të zgjuar që pas shumë seanca stërvitore kanë mundur të jenë të aftë në shumë veprime. Ky që shihni quhet Lexi dhe është shumë i zoti në kërcime apo mbajtje ekuilibri.
Pronari i tij krenohet me qenushin, sepse ky i fundit mund të kërcejë nga një objekt në tjetrin pa u rrëzuar dhe mund të bëjë lëvizje që edhe njerëzit do i bënin me vështirësi.
Talenti i tij qëndron tek forca e balancimit. Kjo pasi qeni arrin të qëndrojë me të katër këmbët e tij mbi objekte vërtet të ngushtë. Talenti i tij qëndron edhe tek fakti që i bindet dhe kupton urdhrat e pronarit të tij. Videoja është kthyer në një sensacion në internet, ndërsa momenti më argëtues është kur ai shkon në tualet dhe kryen nevojat tamam si nj njeri.