Mos e beso po deshe? E gjitha është pikturë! (FOTO/VIDEO)


Realitet apo iluzion? Është e vështirë të besosh se këto pamje janë vetëm disa holograme tredimensionale, nëse nuk shikoni vetë me sytë tuaj mënyrën se si artisti i ka krijuar.
Bëhet fjalë për japonezin Riusuke Fukahori, i cili është i aftë të pikturojë subjekte të ndryshme 3D, në mënyrë identike, nëpërmjet një materiali transparent.
Rezultati është kaq real, saqë kushdo mund të mendonte se bëhet fjalë për peshq të vegjël, breshka dhe oktapodë të vërtetë, të cilët lundrojnë të pashqetësuar në hapësirat e tyre.
Krijimi i tij i fundit është një oktapod jeshil. “Diametri me të cilin kam punuar është rreth 150 milimetra dhe thellësia është rreth 2 centimetra.
Kam zbuluar se gjëja më e vështirë është të krijosh idenë e thellësisë, për të dhënë një efekt sa më të vërtetë dhe real të mundshëm,” është shprehur artisti në rrjetin “My Modern Metropolis”.