Protestuesit vërshëllejnë dhe fyejnë Bashën e Berishën duke i përzënë nga sheshi: Nuk është kauza juaj (VIDEO)


Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë zbritur në shesh për të protestuar kundër armëve kimike.
Ata janë bashkuar me protestuesit, por ndaj tyre ka pasur vërshëllima dhe thirrje kundër përfshirjes së tyre në protestë.
“Jo politikë. Nuk duam që protesta jonë të politizohe”, kanë qenë thirrjet e protestuesve në momentin kur Berisha dhe Basha kanë marrë fjalën.
Përveç vërshëllimave, shume prej të rinjve kanë nxjerrë gishtin e mesit, në momentin kur Berisha dhe Basha kanë folur.
Pas kësaj, Berisha dhe Basha janë detyruar të largohen nga sheshi, të shoqëruar nga thirrjet “Ik, ik, ik” të protestuesve.