A është kjo gruaja më xheloze në botë? (FOTO)


Një grua që e detyron të fejuarin e saj që t’i nënshtrohet detektorit të gënjeshtrave sa herë që del nga shtëpia, është diagnostikuar me një problem të rrallë që i shkakton asaj xhelozi deluzionale.
Britanikja Debbi Wood, 42 vjeç, është aq e fiksuar pas partnerit të saj, Steve Wood, 30 vjeç, sa i kontrollon rregullisht telefonin, e-mailin, llogarinë bankare, etj.
Këtë gjë e bën çdo ditë.
Ajo madje i ndalon atij që të shohë foto të femrave në revista.
Në rast se atij i pëlqen ndonjë femër në TV, ajo e ndalon që të shohë TV.
Ajo vuan nga Sindroma e Otellos.
Pas diagnostikimit me këtë sindromë, ajo thotë se ndjehet e çliruar, pasi tani e di nga i vjen ky problem.
Çifti shpreson që të martohet së shpejti, pasi Wood i propozoi asaj në fillim të vitit.
Ajo ka marrë që tani mbiemrin e tij, për t’i paraprirë martesës./ep