Llotaria amerikane/Ku s’duhet të gaboni në aplikim


Jo vetëm fati mund t’ju çojë në Amerikë. Por edhe kujdesi që do të bëni në plotësimin e formularit për llotarinë. Nëse gaboni, ju skualifikoheni automatikisht nga kompjuteri. Sipas të dhënave nga Departamenti amerikan i Shtetit, evidentohen shtatë pika kryesore ku aplikantët mund të gabojnë. Ato kanë të bëjnë me mënyrën e plotësimit, kriteret, fotografitë dhe specifika të tyre. Departamenti amerikan i Shtetit thekson disa herë, që nëse një aplikant plotëson formularin më shumë se njëherë ai skualifikohet menjëherë. Ndërkohë duhet të bëni shumë kujdes për specifikimet e fotografive, ngjyrën e tyre, formatin, madhësinë dhe veshjen. Të gjitha këto specifikime janë të detajuara nga faqenhttp://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html dhe duhet të mbahen parasysh nga aplikuesit. Ndërkohë, kriteret për arsimin janë gjithashtu të rëndësishme. Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.  Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së. Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.
Punësimi
Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.  Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

Për tu kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.. Mos harroni të deklaroni fëmijët, natyralë apo të birësuar, beqarë dhe nën moshën 21 vjeç.
Aplikimi
Departamenti i Shtetit ka deklaruar se programi i Llotarisë së Vizave DV-2008, ka filluar dje (mw 1 tetor) dhe do të përfundojë të shtunën, më 2 nëntor 2013 në 12:00 në mesditë. Të gjithë ata persona, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë në programin e llotarisë, duhet të regjistrohen nëpërmjet faqes së internetit www.dvlottery.state.gov. Regjistrimi bëhet falas. Shqipëria është një nga vendet e listës së hartuar nga Departamenti i Shtetit, e cila përfshihet në programin e llotarisë. Për këtë vit, ky program parashikon 50 mijë fitues. Ndërkohë ende nuk janë ndarë kuotat e pranimit për shtetet, mes tyre dhe Shqipërisë.
Programi
Ky program, i cili ka si qëllim për të sjellë diversitet racial dhe etnik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ofron viza të përhershme të qëndrimit për shtetasit e kombeve, të cilët kanë pasur tradicionalisht një nivel të ulët të emigrimit në SHBA. Departamenti njofton se ka planifikuar 50 mijë viza qëndrimi të përhershme për të gjitha vendet e përfshira në program. Për më shumë informacione mbi programin e vizave të diversitetit për emigrantët, mund t’i drejtoheni faqes së internetit të Departamentit të Shtetit.

Këshilla
1. Nuk duhet të aplikoni më shumë se njëherë. Kompjuteri do ju skualifikojë automatikisht, nëse do regjistrohen dy formularë me të njëjtin emër, edhe nëse dikush tjetër do aplikojë për ju.
2. Në listën e anëtarëve të familjes duhet të përfshini: bashkëshortin/bashkëshorten, fëmijët e pamartuar dhe ata nën moshën 21-vjeç (përveç atyre që kanë fituar tashmë nënshtetësinë amerikane), fëmijët e birësuar dhe thjeshtërit. Nëse ju nuk i keni regjistruar ata në fillim në plotësimin e formularit, dhe kërkoni t’i përfshini në aplikimin e vizës, rasti juaj do të skualifikohet.
3. Aplikimi bëhet vetëm me anë të internetit. Mos dërgoni formularë me postë.
4. Fotografitë nuk mund të dërgohen të ndara me aplikimin. Pra nuk mund të plotësoni formularin dhe më pas fotografitë. Nëse dërgoni formularin fillimisht dhe fotografitë më pas, ju s’kualifikoheni.
5. Fotografitë duhet të jenë individuale dhe jo grupi apo familjare. Pra, fotografia e aplikuesit, por edhe e familjes së tij, duhet të jetë secila veç e veç dhe duhet të plotësojë të gjitha specifikimet e duhura.
6. Nuk duhet ta plotësoni formularin me shkëputje kohore. Pra nuk mund ta ruani, dhe të ktheheni prapë dhe të mbaroni pjesën e mbetur të formularit. Formulari elektronik është dizenjuar për t’u plotësuar brenda 60 minutash, duke marrë parasysh problemet e vonesat e rrjetit. Ju duhet të merrni të gjitha materialet e duhura për plotësimin e formularit.
Kujdes nga mashtrimi
Mesazhe Mashtrimi që i Dërgohen Fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit.  QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.

Adresat Mashtruese të Internetit
Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë.

Si njoftohen fituesit
Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Lotarisë.
Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.


Kriteret Kualifikuese mbi Arsimimin dhe Punësimin
Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.  Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).  Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin.  Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.  Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.  Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Për tu kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database./tiranaobserver