Shekulli i njëzetë 1950 - 1993

Gjysma e dytë e shekullit të njëzetë 1950 - 1993

1951 Shkurt
     Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik firmosin marrëveshje të dyanshme për ndihmë ekonomike.

1954 Korrik
     Hoxha heq dorë nga posti i kryeministrit dhe lë Mehmet Shehun,
     por mban fuqinë kryesore si kryetar partie.

1955 Maj
     Shqipëria bëhet anëtar themelues i Paktit të Varshavës.

1956 Shkurt
     Pas "fjalimit sekret"  të Nikita Hrushov, dalin në pah krimet e Stalinit,
Hoxha e mbron Stalinin; marrëdhëniet e ngushta me Bashkimin Sovjetik tensionohen.

1959
     Sasi të mëdha ndihme ekonomike nga Bashkimi Sovjetik, shtete të Evropës Lindore, dhe Kina dërgohen në Shqipëri.

 Maj
     Hrushovi viziton Shqipërinë.

1960 Qershor
     Shqipëria mban anën e Kinës në konfliktin ideologjik midis Kinës dhe Rusisë;
     si pasojë ndihma ekonomike sovjetike për Shqipërinë pakësohet
     dhe ndihma kineze shtohet.

 Nëntor
Hoxha qëndron i patundur kundër Hrushovit dhe mbështet Kinën gjatë një konference ndërkombëtare komuniste në Moskë.

1961 Shkurt
Hoxha mban një fjalim bombastik kundër Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë në Kongresin e Katërt të Partisë.

 Dhjetor
Bashkimi Sovjetik pret marrëdhëniet diplomatike ; shtetet e tjera të Evropës Lindore i ulin rreptësisht kontaktet por nuk i presin marrëdhëniet; Shqipëria i drejtohet Kinës për ndihmë.

1962
Regjimi shqiptar paraqet programin e shtrëngimit të rripit në përpjekje të balancojë tërheqjen e ndihmës ekonomike nga Rusia; Kina është e paaftë të dërgojë ndihma të mjaftueshme; Shqipëria bëhet zëdhënësi i Kinës në Bashkimin Evropian.

1964
Hoxha përshëndet heqjen e Hrushovit si udhëheqës i Bashkimit Sovjetik; përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike dështon.

1966 Shkurt
     Hoxha ndërmerr revolucionin kulturor dh ideologjik.

 Mars
"Letra e Hapur" e Partisë së Punës për popullin krijon pagesa të barabarta dhe strukturë pune për të gjithë punëtorët.

1967
Regjimi i Hoxhës udhëheq një fushatë të egër për asgjësimin e jetës fetare në Shqipëri; në fund të vitit mbi dyqind ndërtesa fetare u mbyllën ose u përdorën për qëllime të tjera.

1968 Gusht
     Shqipëria dënon invadimin i udhëhequr nga Sovjetikët në Çekosllovaki,
     më pas Shqipëria tërhiqet nga Pakti i Varshavës.

1976 Shtator
     Hoxha fillon të kritikojë regjimin e ri Kinez pas vdekjes së Maos.

 Dhjetor
      Shqipëria bëhet Republikë Popullore Socialiste.

1977
     Nëpunës të lartë ushtarakë janë spastruar pas zbulimit të "Komplotit Kinez".

1978 Korrik
     Kina ndërpret gjithë ndihmën ekonomike dhe ushtarake për Shqipërinë.

1980
     Hoxha zgjedh Ramiz Alinë si kryetar të ardhshëm partie, duke lënë mënjanë
     Shehun.

1981 Dhjetor
Shehu, pas një vërejtje nga Byroja Politike, vdes, ka shumë mundësi të jetë vrarë me urdhër të Hoxhës.

1982 Nëntor
     Alia bëhet kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

1983
     Hoxha fillon të tërhiqet gradualisht; Alia fillon të administrojë Shqipërinë.

1985 Prill
     Hoxha vdes.

1986 Nëntor
Alia paraqitet si kryetar i padiskutueshëm i partisë dhe i shtetit në Kongresin e Nëntë të Partisë.

1987 Gusht
Greqia i jep fund gjendjes së luftës që ekzistonte prej Luftës së Dytë Botërore.

 Nëntor
     Shqipëria dhe Greqia firmosin një seri marrëveshjesh afatgjata.

1989 Shtator
Alia, i drejtohet Plenumit të Tetë të Komitetit Qendror dhe sinjalizon se ndryshime radikale në sistemin ekonomik janë të domosdoshme.

1990 Janar
Plenumi i Nëntë i Komitetit Qendror; demonstrata në Shkodër detyron autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

 Prill
Alia deklaron gatishmëri të vendosen marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara.

 Maj
     Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian viziton Shqipërinë.

 Maj
Regjimi bën të ditur dëshirën për anëtarësim në Konferencën e Mbrojtjes dhe Bashkëpunimit në Evropë. Kuvendi Popullor miraton ligje për liberalizimin e kodit penal, reforma në sistemin gjykues, heqjen e kufizimeve të lirisë së besimit fetar, dhe premtimin e të drejtës të udhëtimit jashtë shtetit.


 Korrik
     Të rinjtë demonstrojnë kundër regjimit në Tiranë, dhe 5,000
Qytetarë kërkojnë azil në ambasada të huaja; Plenumi i Komitetit Qendror bën   ndryshime të rëndësishme në udhëheqjen e partisë dhe të shtetit. Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria firmosin protokoll duke normalizuar marrëdhëniet.

 Gusht
     Qeveria heq dorë prej monopolit të saj në tregtinë e jashtme dhe hap Shqipërinë te tregu i huaj.

 Tetor
Tirana organizon Konferencën e Ministrive të Jashtme të Ballkanit, takimi i parë ndërkombëtar politik në Shqipëri që pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar dezerton për në Francë.

 Dhjetor
Studentët e universitetit demonstrojnë në rrugë dhe thërrasin që diktatura të mbarojë; Alia takohet me studentët; Plenumi i Trembëdhjetë i Komitetit qendror i Partisë së Punës autorizon një sistem multipartiak; Partia Demokratike Shqiptare, partia e parë opozitare krijohet; regjimi lejon pluralizmin politik; publikohet hartimi i kushtetutës; deri në fund të vitit, 5.000 refugjatë shqiptarë kaluan malet për në Greqi.

1991 Janar
Fillon të botohet gazeta e parë opozitare Rilindja Demokratike. Mijëra shqiptarë kërkojnë strehim në Greqi.

 Mars
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas një ndërprerje tridhjetepesë vjeçare. Me mijëra shqiptarë përpiqen të fitojnë azil në Itali.

 Mars-Prill
     U zhvilluan zgjedhjet e para multipartiake që nga viti 1920; 98.9
Për qind të votuesve morën pjesë; Partia e Punës fiton mbi 67 për qind të votave për Kuvendin Popullor; Partia Demokratike fiton rreth 30 për qind.

 Prill
Kuvendi Popullor i dominuar nga komunistët rizgjedh Alinë për një mandat të ri presidencial. Ministria e Punëve të Brendshme u zëvendësua nga Ministria e Rendit Publik; Rojet Kufitare dhe Drejtoria e Administrimit të Burgjeve u zëvendësuan përkatësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë. Kuvendi Popullor miraton Ligj për Dispozitat Kryesore Kushtetuese për të siguruar të drejtat fondamentale njerëzore dhe ndarjen e pushtetit dhe shfuqizimin e kushtetutës së  vitit 1976. Kuvendi Popullor emëron një komision të hartojë një kushtetutë të re.

 Qershor
     Kryeministri Nano dhe kabineti i tij dhanë dorëheqje pas kërkesës së sindikatave tregtare për grevë të përgjithshme për të protestuar ndaj gjendjes ekonomike të rënduar dhe për vrasjen demonstratorëve opozitarë në Shkodër. Qeveria  e koalicionit drejtohet nga kryeministri Ylli Bufi; Kongresi i Dhjetë i Partisë së Punës mblidhet dhe riemërton partinë Partia Socialiste Shqiptare; Shqipëria pranohet si anëtar i plotë Këshillit Evropian; Sekretari i shtetit të SHBA , James A. Baker, viziton
Shqipërinë.

 Korrik
     Sigurimi, policia sekrete famëkeqe, u shfuqizua dhe u zëvendësua
     Shërbimi Informativ Sekret.

 Gusht
     Mbi 18,000 shqiptarë kaluan detin Adriatik të kërkojnë azil
     në Itali; shumë prej tyre i kthyen. Kuvendi Popullor miraton ligje në aktivitete ekonomike që jep të drejtën e pronësisë private, privatizimin e pronave shtetërore, investimet nga të huajt, dhe punësimin e punëtorëve privatë.

 Tetor
     Ambasada e Shteteve të Bashkuara hapet në Tiranë. Shqipëria anëtarësohet në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

 Dhjetor
     Qeveria e Koalicionit shpërbëhet kur partitë e opozitare akuzojnë komunistët për bllokimin e reformave dhe Partia Demokratike tërhoqi ministrat e saj nga kabineti. Kryeministri Bufi jep dorëheqjen dhe Alia emëron Vilson Ahmetin si kryeministër. Alia cakton në Marsin të 1992 zgjedhjet e reja.

1992  Shkurt
Kuvendi Popullor ndalon OMONIA-n, partinë që prezanton minoritarët greko-shqiptarë, të nxjerrin kandidatë në zgjedhjet e planifikuara në Mars.

 Mars
     Partia Demokratike fiton bindshëm ndaj Partisë Socialiste në kohën kur ekonomia  ishte në rënie të lirë dhe kur mbizotëronte kaos shoqëror.

 Prill
     Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, bëhet presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

 Qershor
     Shqipëria firmos ’Deti i Zi’ pjesë bashkëpunimi ekonomi me dhjetë shtete të tjera, duke përfshirë gjashtë ish republika sovjetike.

 Korrik
     Partia Socialiste Socialist fiton ndjeshëm në zgjedhjet lokale.

 Shtator
Ish president Alia dhe tetëmbëdhjetë ish zyrtarë komunistë, përfshirë dhe  Nexhmije Hoxhën, u arrestuan dhe akuzuan për korrupsion dhe shkelje të tjera.

 Dhjetor
     Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Konferencave Islamike.

1993  Mars
     Sekretari i Përgjithshëm NATO-s viziton Tiranën.

 Prill
     Shqipëria njeh Republikën e Maqedonisë.

 Shtator
Presidenti Berisha dhe presidenti Momir Bulatovic i Malit të Zi takohen në Tiranë të diskutojnë mënyra për përmirësimin e marrëdhënieve Shqipëri-Malazeze.

 Tetor
Greqia tërheq ambasadorin e saj për konsultime pas një seri incidentesh kufitare dhe për pretendime të shkeljeve të drejtave njerëzore në Shqipëri.




Related Posts: