Kronologjia e Shqipërisë - Shekulli 20 -a

SHEKULLI I NJËZETË

1906
Shqiptarët filluan të hynë në Komitetin e Bashkimit dhe Progresit (Young Turks), e formuar në Stamboll, duke shpresuar të fitojnë autonomi për kombin e tyre brenda perandorisë otomane.

1908
Intelektualët shqiptarë u takuan ne Bitola dhe zgjodhën alfabetin latin si shkrim standard dhe jo atë arabik apo cirilik.

1912 Maj
     Shqiptarët u ngritën autoriteteve otomane dhe pushtuan Skopjen.

 Tetor
Lufta e parë Ballkanike fillon, dhe liderët shqiptarë  konfirmuan Shqipërinë si shtet i pavarur.

 Nëntor
Delegatë myslimanë dhe të krishterë në Vlorë deklaruan pavarësinë e Shqipërisë dhe ngritën një qeveri provizore.

 Dhjetor
Konferencë ambasadoriale hapet në Londër dhe diskuton fatin e Shqipërisë.

1913 Maj
Traktati i Londrës i jep fund luftës së parë ballkanike. Lufta e dytë ballkanike fillon.

 Gusht
Traktati i Bukureshtit i jep fund luftës së dytë ballkanike. Fuqitë e mëdha njohin një shtet shqiptar të pavarur të drejtuar nga një monarki kushtetore.

1914 Mars
Princ Wilhelm, kapiten i ushtrisë Gjermane, i emëruar si kryetari i shtetit të ri shqiptar nga Komisioni i Kontrollit Ndërkombëtar, mbërrin në Shqipëri.

 Shtator
Shteti i ri shqiptar bie i pasuar nga fillimi i Luftës së parë Botërore; Princ Wilhelm i zhveshur nga autoriteti dhe largohet nga Shqipëria.

1918 Nëntor
Lufta e Parë Botërore mbaron, ushtrinë italiane ka pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe të Serbisë, forcat greke dhe franceze kishin pushuar jugun e Shqipërisë. Fuqitë italiane dhe jugosllave filluan të luftojnë se kush do sundojë shqiptarët.

 Dhjetor
Liderët shqiptarë u takuan në Durrës të diskutojnë prezantimin e interesave të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit.

1919 Janar
Serbët sulmojnë qytetet e banuara të Shqipërisë. Shqiptarët fillojnë luftën partizane.

 Qershor
Shqiptaria nuk pranon paraqitjen zyrtare në Konferencën e Paqes së Parisit; Negociatorët britanikë, francezë, dhe grekë më vonë vendosën të ndajnë Shqipërinë midis Greqisë, Italisë, dhe  Jugosllavisë.

1920 Janar
Takimi i liderëve shqiptarë në Lushnjë hedh poshtë copëtimin e Shqipërisë nga Traktati i Parisit, paralajmërojnë se shqiptarët do marrin armët në mbrojtje të territorit të tyre, dhe do krijojnë parlament dhe do krijojnë parlament bikameral.

 Shkurt
     Qeveria shqiptare zhvendoset ne Tiranë, e cila bëhet kryeqytet.

 Shtator
Shqipëria detyron Italinë të tërheqë trupat e saj dhe të braktisë pretendimet territoriale ndaj saj.

 Dhjetor
     Shqipëria pranohet nga Kombet e Bashkuara si shtet sovran dhe i pavarur.

1921 Nëntor
Trupat jugosllave pushtuan territore shqiptare që nuk kishin pushtuar më parë; Komisioni i Kombeve të Bashkuara detyroi tërheqjen jugosllave dhe rikonfirmoi kufijtë e Shqipërisë më 1913.

 Dhjetor
Partia Popullore, me Xhafer Ypin në krye, formon qeveri me Ahmed Zogun (i cili më pas do të bëhet mbreti Zog) si ministër i punëve të brendshme.

1922 Gusht
Patriarkana ekumenike e Stambollit njeh Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

 Shtator
     Zogu pretendon postin e kryeministrit;
     Opozita për të bëhet e vështirë.

1923
     Myslimanët shqiptarë presin lidhjet e fundit me Stambollin dhe
     betohen besnikëri shtetit amtar.

1924 Mars
     Partia e Zogut fiton zgjedhjet për Kuvendin Popullor, por Zogu
     zbret pas një skandali financiar dhe një tentativë vrasjeje.

 Korrik
     Një kryengritje fshatare fiton kontrollin e Tiranës; Fan S.
     Noli bëhet kryeministër; Zogu largohet për në Jugosllavi.

 Dhjetor
     Zogu, kthehet me ushtri jugosllave, ngrihet në fuqi dhe fillon të
     kontrollojë demokracinë parlamentare; Noli largohet për në Itali.

1925 Maj
     Musolini fillon depërtimin në jetën publike dhe ekonomike të Shqipërisë

1926 Nëntor
Italia dhe Shqipëria firmosën Traktatin e Parë të Tiranës, e cila garantonte pozitën politike të Zogut dhe kufijtë e Shqipërisë.

1928 Gusht
Zogu i bën presion parlamentit të shpërbëhet; një kuvend kushtetues deklaron Shqipërinë mbretëri dhe Zogu bëhet Zogu i Parë, "Mbreti i Shqiptarëve."

1931
Zogu, ngrihet ndaj italianëve dhe refuzon të ripërtërijë Traktatin e Parë të Tiranës; Italianët vazhdojnë presionin politik dhe ekonomik.

1934
Shqipëria firmosi marrëveshje tregtare me Greqinë dhe Jugosllavinë, Italia pezullon mbështetjen ekonomike, pastaj tenton të kërcënojë Shqipërinë.

1935
Musolini dhuron 3,000,000 franga ari Shqipërisë; ndihma të tjera ekonomike pasojnë.

1939 Mars
     Musolini i dërgon ultimatum Shqipërisë.

 Prill
Trupat e Musolinit invaduan dhe pushtuan Shqipërinë; Parlamenti Shqiptar voton që Shqipëria të shkrihet me Italinë; Zog largohet për në Greqi; Mbreti i Italisë Viktor Emanuel i tretë merr kurorën shqiptare.

1940 Tetor
     Ushtria italiane sulmon Greqinë përmes Shqipërisë.

1941 Prill
Gjermania me ndihmën e Italisë dhe të aleatëve të tjerë mundin Greqinë dhe Italinë.

 Tetor
Josif Broz Tito, lideri jugosllav komunist, udhëheq organizimin e komunistëve shqiptarë.

 Nëntor
     Partia Komuniste Shqiptare themelohet; Enver Hoxha bëhet sekretari i parë.

1942 Shtator
     Partia Komuniste organizon Lëvizjen Nacional Çlirimtare,
     një organizatë popullore me rezistencë frontale.

 Tetor
     Grupe jo-komuniste nacionaliste formohen ti rezistojnë pushtimit italian.

1943 Gusht
Italia dorëzohet te forcat e aleatëve; Rezistenca e luftëtarëve shqiptarë pushtoi pesë divizione italiane.

 Shtator
     Forcat gjermane invadojnë dhe pushtojnë Shqipërinë.

1944 Janar
Partizanët komunistët të pajisur me armatime angleze, kontrollojnë jugun e Shqipërisë.

 Maj
     Komunistët mblidhen organizojnë qeverinë shqiptare; Hoxha
bëhet kryetari ekzekutiv i komitetit dhe komandanti suprem i Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

 Korrik
     Forcat komuniste hyjnë në Shqipërinë e mesme dhe veriore.

 Tetor
     Komunistët ngritën një qeveri provizore me  Hoxhën si kryeministër.

 Nëntor
     Gjermanët tërhiqen nga Tirana, komunistët hyjnë në kryeqytet.

 Dhjetor
Qeveria provizore komuniste miraton ligje duke lejuar rregullimin e shtetit, iniciativat tregtare, tregtinë e huaj dhe vendase.

1945 Janar
     Qeveria provizore komuniste bie dakord ti japë Kosovë
Jugosllavisë si një krahinë autonome; gjyqet filluan të dënonin qindra "kriminelë lufte" dhe "armiq të popullit" me vdekje ose me burgim. Regjimi komunist filloi të shtetëzojë industrinë, transportin, pyjet, kullotat.

 Prill
     Jugosllavia njeh qeverinë komuniste të Shqipërisë.

 Gusht
Filluan reforma të përgjithshme agrikulturave; pothuajse gjysma e tokës së lërueshme përfundimisht ju shpërnda fshatarëve; mjaft pronësi të kishave u shtetëzuan. Asistenca e Kombeve të Bashkuara dhe Administrim Rehabilitim fillon të dërgojë ndihma në Shqipëri.

 Nëntor
Bashkimi Sovjetik njeh qeverinë provizore; Britania dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë njohje të plotë diplomatike.

 Dhjetor
Në zgjedhjet për Kuvendin Popullor vetëm kandidatët e frontit demokratik janë në fletët e votimit.

1946 Janar
     Kuvendi Popullor shpall Shqipërinë "Republikë Popullore";
Më pas bëhen spastrime e jo-komunistëve nga pozita me pushtet në fillimet qeveritare.

 Pranverë
     Kuvendi Popullor miraton kushtetutën e re, Hoxha bëhet
     kryeministër, ministër i punëve të jashtme, ministër i mbrojtjes, dhe
     komandant i përgjithshëm; Filloi planifikimi me stil sovjetik i centralizuar.

 Korrik
     Traktati i miqësisë dhe i bashkëpunimit me Jugosllavinë firmoset;
     Këshilltarë jugosllavë dhe drithëra dërgohen në Shqipëri.

 Tetor
Anije ushtarake britanike godet në mina në bregdetin shqiptar; Kombet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më pas dënojnë Shqipërinë.

 Nëntor
Shqipëria pret marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara mbasi tërhoqi përfaqësuesit diplomatikë

1947 Prill
Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik që përforconte objektivët prodhimtare për shfrytëzimin e minierave,
     industrinë përpunuese dhe ndërmarrjet bujqësore.

 Maj
     Komisioni i BE-së konkludoi se Shqipëria bashkë me Bullgarinë
     dhe Jugosllavinë, ndihmonin partizanët komunistë në Greqi;
     Liderët jugosllavë komunistët  ju bënë sulm verbal komunistëve
anti-jugosllavë Shqiptarë, duke përfshirë dhe Hoxhën; grupi i veçuar pro-jugosllav fillon të fitojë fuqi.

 Korrik
     Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara.

1948 Shkurt-Mars
     Partia Komuniste Shqiptare votoi të shkrijnë ushtrinë dhe ekonominë me
     Jugosllavinë.

 Korrik
     Cominform përjashton Jugosllavinë; Liderët shqiptarë fillojnë fushatë propagandistike anti-jugosllave, prenë lidhjet ekonomike, dhe detyruan këshilltarët jugosllavë të largohen; Stalini bëhet hero kombëtar.

 Shtator
     Hoxha fillon të spastrojë anëtarë të lartë të partisë të akuzuar për
"Titizëm"; traktati i miqësisë me Jugosllavinë u shfuqizua nga Shqipëria; Bashkimi Sovjetik fillon t i japë ndihmë ekonomike Shqipërisë dhe këshilltarët rusë zëvendësuan jugosllavët e përzënë.

 Nëntor
Kongresi i Parë i Partisë ndryshon emrin nga Partia Komuniste në Partia e Punës.

1949 Janar
     Regjimi boton Dekret për Komunitetet Fetare.

 Shkurt
     Shqipëria bëhet pjesëtare e Këshilli i Asistencës Ekonomike Reciproke; gjithë tregtia e jashtme përcillet në shtetet anëtare.

 Dhjetor
     Spastrohen komunistë pro-Tito.

1950
     Britania dhe Shtetet e Bashkuara filluan të fusin trupa shqiptare antikomuniste në Shqipëri; të gjitha janë të pasuksesshme.

 Korrik
     Një kushtetutë e re miratohet nga Kuvendi Popullor. Hoxha
     bëhet ministër i mbrojtjes dhe ministër i punëve të jashtme.

Kronologjia e Shqipërisë

Related Posts: