Një video prekëse e publikuar nga Siria, tregon bashkimin emocional të një babai me të birin, të cilin e mendonte të vdekur pas sulmeve të fundit.
Video është regjistruar në qytetin Zamalka dhe është shpërndarë nga aktivistët sirianë të hënën. Në video jepet momenti i gëzimit shokues të babait, që përqafon të birin disa vjeçar.
Aq i emocionuar dhe i gëzuar ka qenë babai i djalit, sa ka kaluar në një gjendje shoku. Ai është qetësuar nga familjarët dhe të afërmit, derisa e ka kaluar situatën e shokut.
Frika e tij ishte se i biri mund të ishte vrarë nga sulmet e fundit të ushtarëve, të cilët mendohet se kanë përdorur edhe lëndë bërthamore.
Gjendja në Siri tashmë është kritike dhe deri ditën e enjte, planifikohet një ndërhyrje ushtarake nga ana e SHBA-së dhe Britanisë.





