Një nga striptistet e para shqiptare në Maqedoni, Ulkonja apo siç e njohin të gjithë me pseudonimin Volcica është martuar. Tani ajo përdor makina luksoze, ka vilë me pishinë privatë dhe jeton një jetë të pasur. Thuhet se i përzgjedhuri i saj është një miliarder i pasur nga Zambia, raporton Zëri.
Bukuroshja 24-vjeçare e lindur në Shkup, të gjithë ë njohin me pseudonimin (Volçica), që në shqip do të thotë “Ulkonja”. Ajo merret më kërcim dhe me këtë profesion ka filluar që nga mosha 19- vjeçare, kurse me striptizëm ka filluar të merret një vit më vonë.
Shumë shpejt “Ulkonja” u bë një nga figurat më të njohura të skenës maqedonase prej paraqitjes së saj në programin “Lajmet nudo”, në një televizion shumë të njohur në Maqedoni, pasi ishte femra e parë dhe njëkohësisht shqiptare që zhvishej në ekran, dukë dhënë lajmet nudo.