Përgjaket Kondova e Shkupit, njëri vdes tjetri në rrezik për jetën

96d8b4485fa01fa65b7221a91a59773a
Sot rreth mesditës në Kondovë të Shkupit së pari janë përleshur verbalisht dy anëtarë të familjeve të ndryshme,  për shkaqe të panjohura.
Pas pak çastesh mosmarëveshja ka eskaluar, dhe ata kanë filluar ta godasin njëri - tjetrin me grushte.
Më pas kanë dalur edhe anëtarët e tjerë të familjes, me çka burime të Almakos na informojmë se si pasoj e përleshjes masive mes dy familjeve, njëri ka mbetur i vrarë në vend, kurse tjetri është në rrezik për jetën.
Tani për tani identiteti i tyre është i panjohur, për më tepër ju njoftojmë gjatë orëve në vijim...