Shëndeti dhe bukuria

Jeni të mbipeshë? Hani molla!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 30 minutes ago
Molla veç që është e shijshme dhe ngop, mund të ndihmojë në uljen e proceseve inflamatore te personat e mbipeshë. Studimet amerikane kanë nxjerrë më pah se disa përbërës të mollës pengojnë zhvillimin e proceseve inflamatore që shkaktohen gjatë sëmundjeve kronike, të cilat vijnë si pasojë e pranisë së sasisë së madhe të indit dhjamor. Rezultatet e studimit tregojnë se konsumimi i përbërësve të tretshëm të mollës pengon zhvillimin e thuajse të gjysmës së proceseve inflamatore. Shkencëtarët i këshillojnë edhe njerëzit me peshë normale që të konsumojnë sa më shumë molla me qëllim që siste... more »

Shkencëtarët: Pini pije të nxehta për t’u freskuar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 20 hours ago
*Mit urban apo fakt shkencor: është e vërtetë që nëse pi lëngje të ngrohta në verë freskohesh? Shkencëtarët thonë se të djersish është mënyra me e mirë për të qëndruar i freskët.* * * Nëse ju jeni një prej atyre miliona vetëve që preferojnë një gotë me lëng të ftohtë në vend të një filxhani çaji në një ditë të nxehtë vere lexoni me kujdes: shkencëtarët thonë se një pije e nxhetë do t’u freskojë më shumë se një pije e ftohtë. Por si funksionon kjo? Sipas profesor Peter McNaughton, neuroshkencëtar pranë Universitetit të Kembrixhit, konsumimi i pijeve të ngrohta rrit temperaturën e trup... more »

Mjalti lufton kancerin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve dhe mbron nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Hulumtimet e realizuara nga shkencëtarët amerikanë, kanë përcjellë konsumimin e mjaltit nga njerëzit dhe efektin e tij në shëndetin e tyre. Rezultatet kanë treguar se personat që kanë konsumuar katër lugë çaji në ditë mjaltë, si shtesë e ushqimit të përditshëm, kanë pasur më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer. Efekti i mjaftit u vishet lëndëve të shumta ushqyere të këtij produkti “magjik”, të cilët kanë efekt të fuqishëm antioksidues./mjeku/

Të mirat e çokollatës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Mos u gënjeni, çokollata vërtet është e mirë dhe jo vetëm sepse shkrihet shumë mirë në gojë, por edhe sepse ndikon mirë në tru dhe është e shëndetshme për gjithë trupin. Megjithatë për të ka edhe shumë mite të cilat nuk janë të vërteta. Është koha t’i ndryshoni mendimet tuaja për çokollatën. *Çokollata nuk është e vështirë për tretje në lukth* * *Por, si për të gjithë, edhe këtu vlen rregulli i të ngrënit me masë. Nëse konsumoni shumë, logjikisht kjo do të ndikojë në ngadalësimin e tretjes së saj. *Çokollata e zezë ka më pak kalori* * *Kjo përfundimisht nuk është e saktë. Çokollata ... more »

Botoksit i erdhi fundi, arrin frotoks – shokimi i rrudhave të fytyrës nëpërmes ftohjës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Për dallim nga botoksi, frotox nuk përmban toksina dhe bakterie, por vetëm përdoret azoti i lëngshëm. Me atë, nervat dhe muskujt shokohen me ftohje dhe pastaj bllokohen për disa muaj, kurse si rezultat, keni më pak rrudha që shihen. Iovera apo frotoks është gjenerata e re e tretmaneve antiage, i cili nuk përmban toksina, dhe vetëm ka përdorues nga bota e të famshmëve, mes të cilëve është edhe Nicole Kidman, Simon Coëell dhe Sharon Osbourne, shkruan Daily Mail. Ekspertët tregojnë se si ai është më pak i dëmshëm, kurse më efikas se botoksi, kurse është krijuar në Kanada, në bazë të t... more »

Peshku mbron nga leukemia

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Konsumi i shpeshtë i peshkut ul gjasat për t’u prekur nga leukemia, tregojnë disa studime. Peshku njihet për efektet pozitive në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare, pasi ndihmon organizmin të akumulojë yndyra të mira dhe të ulë shkallën yndyrave të këqija. Por konsumimi sa më i shpeshtë i tij ndihmon shëndetin edhe në shumë aspekte të tjera, mes tjerash edhe në luftën ndaj llojeve të ndryshme të kacereve. Studimet kanadeze kanë gjetur se personat që hanë më shesh peshk kanë pasur rrezik më të ulët për t’u prekur nga leukemia. Ekspertët këshillojnë konsumimin e peshkut së paku d... more »

Ushqimet që dëmtojnë inteligjencën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
*Jemi të rrethuar prej ushqimit, për vlerat e të cilit nuk jemi shumë të sigurt, ja ushqimet që dëmtojnë inteligjencën* * * Ja cilat janë 10 produktet ushqimore, të cilat e vrasin inteligjencën ngadalë, por me siguri. 1. Produktet e sheqerit Sheqeri dhe nënproduktet e tij janë jo të mira, jo vetëm për belin, por edhe për trurin. Konsumimi i gjatë i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike dhe mund të vështirësojë kujtesën. Sheqeri mund të ndikojë negativisht edhe në aftësinë për të mësuar, ndaj tek parashkollorët ndalohet konsumimi i produkteve me nivel të lartë fruktoze. 2. ... more »

Lemza te bebet, si ta eliminoni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Lemza te të porsalindurit mund të shfaqet në çdo moment, në qoftë se bebja thith ajër apo nëse ndodh të kthejë ushqimin nga kapërcelli (ezofagu) dhe goja. Megjithatë nëse shikoni që fëmija juaj ngacmohet shpesh nga lemza, atëherë mund të ndiqni këto këshilla të thjeshta për të larguar këtë problem: Gjatë ngrënies mbajeni fëmijën ulur drejt. Kjo parandalon lemzën pas ngrënies, pasi lëshon ajrin që bebja mund të ketë gëlltitur gjatë ngrënies. Mbajeni fëmijën tuaj mbi shpatullën tuaj dhe goditeni lehtë në kurriz derisa të gromësijë. Kontrolloni biberonin. Kur e mbani atë kokëposhtë, qu... more »

Cilat vitamina ju mungojnë në trup?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet me shenjat që lë në tërë trupin. - Shërimi i ngadalshëm i plagëve mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut, i cili gjendet në produktet e qumështit dhe frutat e detit. Mungesa e zinkut mund të kuptohet edhe me ftohjet e shpeshta dhe rritjen e ngadalshme të flokëve. Mirëpo, kjo e fundit mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e hekurit, i cili gjendet mjaftueshëm në mish (posaçërisht në mëlçi) dhe perimet me gjethe të gjelbra - Sytë e skuqur mund të paralajmërojnë në mungesën e vitaminës A apo B2. ... more »

Zgjateni jetën përmes vrapimit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Vrapimi, si edhe çdo aktivitet tjetër fizik, ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë, tregojnë shumë studime amerikane. Duke vrapuar tre deri katër orë në javë ose duke bërë ndonjë aktivitet ekuivalent fizik, do të jetoni më gjatë dhe do të keni jetë më të shëndetshme. Një nga studimet, e zhvilluara nga Universiteti Stanford në Kaliforni, ka nxjerrë në pah se anëtarët e klubeve të vrapimit me moshë mesatare, kishin qenë shumë më pak të rrezikuar që të vdesin në moshë të re, në krahasim me ata të cilët nuk vrapojnë. Studimet tregojnë se vrapimi jo vetëm që zvogëlon rrezikun për sëmundjet... more »

Dobësohuni me dietën më të lirë dhe më të shpejtë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Nëse po shtrëngoheni të mbani dietën që përfshin një karotë dhe sallatë jeshile, nga Japonia vjen lajmi më i fundit për teknikat e humbjes së peshës. E ku ka më mirë sesa të humbësh në peshë, duke bërë diçka që e bëjmë në mënyrë të pavullnetshme: të marrim e të nxjerrim frymë. Në bazë të procesit të frymëmarrjes, është shpikur dieta e frymëmarrjes së gjatë. Ish-aktori Miki Ryosuke pretendon se ka humbur 12.7 kilogramë dhe 12 centimetra nga beli i tij në shtatë javë, duke ndjekur dietën e tij të gjatë të frymëmarrjes. Ryosuke, 55 vjeç, pohon se ndjekësit e dietës së tij, e kanë shumë... more »

Këshillat për të mundur të nxehtin e verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
I nxehti tipik i gushtit mbërriti dhe sidomos për ata që qëndrojnë në qytet bëhet e vështirë edhe vetëm frymëmarrja. Në mënyrë që të mos vuajmë shumë të nxehtin dhe lagështinë e ajrit, natyrisht bëhet shumë e rëndësishme një ushqimi i mirë dhe pirja e lëngjeve në sasi të konsiderueshme. Rreziku megjithatë është më i lartë tek të moshuarit, të cilët kanë tendencë të pijnë pak për shkak të zvogëlimit të ndjesisë së etjes dhe tek fëmijët, të cilët kanë një nevojë më të madhe për furnizim me ujë për shkak të zëvendësimit të lëngjeve të trupit, prezenca e të cilëve është rreth pesë he... more »

10 lëngjet e frutave që bëjnë mirë për shëndetin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Në verë, së bashku me të nxehtin dhe lagështirën, shtohen edhe këshillat për të pirë shumë lëngje dhe për të ngrënë shumë fruta. Po është e vërtetë, sepse frutat jo vetëm shuajnë etjen, por kanë edhe cilësi të mahnitshme dhe janë të pasura me substanca shumë të dobishme për trupin tonë. Ideale do të ishte të konsumoheshin të shtrydhura ose të centrifuguara, sepse përmbajnë të njëjtat substanca dhe të njëjtat veti shëndetësore me ato të përmbajtura tek frutat e freskëta, idratojnë dhe e forcojnë trupin tonë me vitamina (A dhe C), minerale (kalcium, hekur, kalium), enzima, sheqerna ... more »

Teoria, astrologjia ka lidhje me shëndetin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës. Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores... more »

Studimi i ri, vezët si ilaç kundër hipertensionit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Për të ulur tensionin, në qoftë se ju nuk keni probleme me kolesterolin, ju mund të provoni të integroni vezët në dietën tuaj. Kjo është këshilla që del nga rezultatet e një studimi të kryer nga një grup i studiuesve në Universitetin Clemson në bashkëpunim me Universitetin Jilin. Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në National Meeting & Exposition of the American Chemical Society (New Orleans – maj 2013). Studimi u botua edhe në Revistën e Bujqësia dhe Kimia e Ushqimit.* * *Pas këshillës së përdorimit të uthullës në rast të sheqerit të lartë në gjak tani vjen një sugjerim i ri mbi... more »

Si të keni një bark të sheshtë?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Dëshironi të keni një bark të sheshtë në pak kohë? Provoni të ndiqni një dietë të shpejtë, e cila zgjat vetëm tri ditë Dieta A është një dietë e shpejtë sekreti për të pasur një bark të sheshtë? Kjo është një nga ato pyetjet që e bëjmë shpeshherë kur duam të kemi një bark sa më të sheshtë. Do t’ju duket e çuditshme, por përgjigjja është me të vërtetë pozitive: një dietë e shpejtë është sekreti i një barku të sheshtë. Sigurisht fitnesi dhe ushqyerja e ekuilibruar janë kushtet kryesore për të pasur gjithmonë një bark të sheshtë. Ndaj kujdesi duhet treguar gjatë gjithë kohës. Por ndonj... more »

Zbulohet lidhja mes rrezikut të kancerit dhe gjatësisë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Një studim nga Universiteti Yeshiva i Nju Jorkut, analizoi 20 928 gra që e kishin kaluar menopauzën dhe rreziqet që u kanoseshin nga kanceri* *Studimi* *Nga “The New York Times”* Një analizë e bërë mbi 20 928 gra që e kishin kaluar menopauzën, tregoi se sa më e gjatë të ishte një grua, aq më i lartë ishte rreziku për prekjen nga lloje të ndryshme të kancerit, si për shembull ai i gjirit, i zorrës së trashë dhe i lëkurës. Zbulimi, i publikuar në “Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention”, nuk pritet të ndryshojë rekomandimet për shqyrtimin e shenjave dhe as të alarmojë ato... more »

Disa faktorë mbi prishjen e dhëmbëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Gjeneza* – ёshtё faktori mё kryesor qё ndikon nё prishjen e dhёmbёve na ёshtё e njohur qё nёqoftёse njё familje ёshtё e atakuar mё tepёr nga kariesi ka mundёsi qё edhe antarёt ,pasardhёs tё trashёgojn tё njejtёn shёmundje. *Gjinia* -nё bazё tё tё dhёnave nga shoqata e stomatologёve ,dhёmbёt te gjinia femrore janё mё tё atakuar se tek meshkujt.Mendohet se arsyeja kryesore ёshtё nё ndryshimet hormonale. *Mosha* -prishja e dhёmbёve ёshtё mё shumё sёmundje e tё rinjёve ,ajo tek mw tw moshuarit zvogёlohet,qё nёnkupton se tek tё moshuarit ёshtё mё pak ёshtё e pranishme.Mosha prej 12-20... more »

Top ngjyrat që janë në trend këtë vit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Po ju sjellim një gamë të ngjyrave që do të jenë atraktive këtë vit, disa prej të cilave kanë mbijetuar edhe nga sezoni i mëparshëm, dhe disa kanë fituar vetëm kalimin e tyre në këtë shkallë. *Ngjyra e gjelbër e mentës* * *Edhe pse kjo ngjyrë dhe hije nuk i përshtatet saktësisht të gjithëve, ata që e kanë të preferuar këtë ngjyrë me të drejtë mund të gëzohen. Nëse keni lëkurë të zbehtë, dhe të veshur keni këtë ngjyrë, për shembull, një fustan ngjyrë të mentës, apo në ngjyrë ulliri, është më mirë që të mbani edhe aksesorët me këtë ngjyrë. *Korale* * *Ngjyra korale është një nga zgji... more »

Infarkti i zemrës – shenjat dhe simptomat

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Kur qarkullimi i gjakut të pasur me oksigjen ndërpritet papritur në një pjesë të muskulit të zemrës, atëherë ndodh sulmi në zemër (infarkti i miokardit). Sulmi në zemër është një nga ‘vrasësit’ lider të të dyja gjinive, por lajmi i mirë është se ekzistojnë terapi të shkëlqyera, të cilat mund të shpëtojnë jetë. *Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër* * * Jo të gjithë infarktet fillojnë papritur me dhimbje gjoksi, ashtu si tregohen nëpër filma. Studimet kanë treguar se 1/3 e pacientëve që kanë përjetuar infarkt nuk kanë pasur dhimbje në gjoks. Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemë... more »

Hipertensioni, ja dhjetë ushqimet që e mposhtin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Presioni i lartë i gjakut është faktor kryesor që shkakton hipertension e zemrës, sëmundje celebro-vaskulare, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të tjera. Një nga ndërlikimet kryesore të saj, është infarkti i miokardit, hemorragjia cerebrale, tromboza cerebrale, mosfunksionim i veshkave, e kështu me radhë.. Ka shumë mënyra për të parandaluar presionin e lartë të gjakut, mënyra më e mirë është ajo parandaluese nga përdorimi i ushqimeve. Në përgjithësi, përdorimi në sasi të mëdha i kripës, njihet si shkaku kryesor i hipertensionit. Nga studimet e bëra me grupe njerëzish, ata që përdo... more »

Lëngu i shegës nxit intimitetin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Në kohët moderne, kur ritmi i jetës është frenetik dhe niveli i stresit asgjëson shpesh dëshirën seksuale, ekspertët thonë se lëngu i shegës mund të jetë një zgjidhje alternative. Shega futet në kategorinë e frutave të shëndetshme, të lehta dhe ushqyese. Por e reja e fundit që ka të bëjë me frutin e stinës pasuese është fakti se ajo është edhe afrodiziake. Një studim i kryer së fundmi ka vërtetuar se shega shton dëshirën seksuale te meshkujt dhe te femra. Studiuesit e Universitetit të Edimburgut “Queen Margaret” kanë testuar të gjitha efektet e lëngut të shegës te 58 vullnetarë të ... more »

Jogurti ndikon si antidepresiv

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Probiotikët, bakteret e shëndetshme të jogurtit dhe një lloj i ushqimit të fermentuar ndihmojnë në shërimin e depresionit dhe anksiozitetit, ka treguar një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë. Mjekët vërtetuan se gratë të cilat rregullisht pinë jogurt kanë aktivitet të ndryshuar të trurit, e cila i rregullon emocionet dhe sensacionin e brendshëm të trupit. Për shembull, gjatë testimit të reagimeve emocionale gjatë kohës së hulumtimit, është vërejtur se femrat të cilat kanë shfrytëzuar probiotikët dy herë në ditë gatë një muaji, kanë treguar aktivitet të ulët të pjesës së trurit... more »

Çfarë duhet të dimë për yndyrat në gjak

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Yndyrat janë një nga katër produktet bazë me të cilat ushqehet organizmi ynë. Nëpërmjet këtyre produkteve trupi merr karburantin e përditshëm, të cilin e kthen më pas në energji. Marrja e yndyrave vjen nga të gjitha llojet e ushqimeve, por grupet më të pasura me llojet e yndyrave janë ushqimet me bazë shtazore, si: mishi, peshku, pula, produktet e bulmetrave (qumështi, kosi, djathi etj.), produktet me të cilat ne gatuajmë si vaj vegjetal, vaji i misrit, lulediellit, vaji i ullirit etj. Pak më poshtë ne do të shpjegojmë se ku qëndron diferenca në përdorimin e këtyre yndyrave, ose s... more »

Si ta mbrojmë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Rrezatimi UV është shumë i dëmshëm për organizmin e njeriut pasi mund të shkaktojë sëmundje serioze . Faktorët e dëmshëm të rrezatimit UV nuk varen vetëm nga ekspozimi në dielli, por edhe nga ndjeshmëria e lëkurës së individit. Gjatë ditëve të nxehta, ekspozimi në rrezet e diellit zmadhohet dukshëm. Për këtë qëllim, mbrojtja e lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit është tejet e nevojshme. Përveç preparateve për mbrojtje të lëkurës, me rëndësi është që në këtë periudhë të përdoret sasi më e madhe e beta karotenit, i cili mund të shkaktojë krijimin e melaninës (pigment n... more »

Çokollata mbron zemrën dhe shpirtin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i çokollatës, sidomos asaj të errët, në sasi normale, mund t’ju bëjë të ndiheni shpirtërisht më mirë. Gjithashtu, çokollata ndihmon edhe në përmirësimin e funksionit të endofinës në trupin tuaj. Edhe pse mund të dëgjohet e çuditshme, çokollata të mbron nga sëmundjet e zemrës. Oksidimi i kolesterolit LDL është një faktor i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Ja ku janë shtatë arsye përse duhet të përdorim çokollatën, sidomos atë të errët, që bën mirë në organizmin tonë: *1. Lufton ankthin* Kjo ndodh pasi çokollata përmb... more »

Një koleksion ngjyrash për thonjtë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Ngjyrat pop dhe të ndezura janë trendi i kësaj vere: blu, e gjelbër, e verdhë, mente etj. Çmenduria e ngjyrave për thonj është në kulmin e saj. Përfitoni nga vera për të kombinuar ngjyrën e bluzës ose fustanit me ngjyrën e thonjve. Mund t’i ndërroni siç bëni me bikinit, luani me kombinime të guximshme dhe madje edhe duke përdorur efektin e dritëhijes. Të jesh sa më verore dhe “in” këtë verë do të thotë që të biesh në sy edhe nga forma dhe ngjyra e gjonjëve. Thonj të gjatë në formë ovale ose me majë të gjatë janë tepër në modë këtë verë, ngjyrat që dominojnë këtu janë e verdha, jeshi... more »

Sigurimi i hidratimit të trupit të njeriut

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Hidratimi i trupit është një domosdoshmëri jetike për njeriun, sidomos këto ditë të nxehta verë, kur meteorologët parashikojnë temperatura në rritje. Pa ujë nuk mund të jetohet për një kohë të gjatë. Rreth 65% e trupit të njeriut përbëhet nga uji dhe çdo ditë zëvendësohet një pjesë e kësaj sasie. Gjatë ditës një pjesë e ujit largohet nga trupi i njeriut nëpërmjet djersitjes, urinës, pështymës apo frymës, kështu që është e rëndësishme që të zëvendësohet të paktën një sasi ditore uji prej 2 litra e gjysmë gjë që ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave dhe eliminimin e të gjitha toksina... more »

17 mundësi për ushqim ideal

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Lufta kundër mbipeshës është një nga më të rëndësishmet që njerëzit e ditëve moderne bëjnë përditë, veçanërisht në verë. Mbajtja e trupit në formë nuk realizohet vetëm nga palestra por edhe nga dieta jonë ushqimore. Ndaj përzgjedhja e ushqimit duhet bërë në mënyrë tepër të kujdesshme. 1. Aperitivi “Lëngu më ideal për aperitiv është ai i domates i shoqëruar me kripë dhe limon. Ai mund të ketë 20-30 kalori, kundër 200 që mund të ofrojë një koktej, një pije joalkoolike ose 300 kalori për një pije alkoolike. 2. Briosh Ju mund të hani pa ndrojtje edhe briosh me fruta, kaloritë që ajo për... more »

Dobitë e pemëve e perimeve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë pemë dhe perime. Veçanërisht portokalliet. Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohen pemët dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në zvogëlimin e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur me betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K. *Karota:* Në trupin tonë beta karoteni, proteinë e cila gjendet t... more »

Mjekësia popullore: Të gjitha sëmundjet që kurohen në shtëpi me vajra bimorë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
* * *Pse duhet të përdorim vajrat bimore? Sepse: Janë të sigurta për t’u përdorur. Edhe sikur të mos japin suksesin e shpresuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm, madje i sjellin dobi te shumta atij. Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen me efektet anësore të ilaçeve kimike. Në fund mund të themi se kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëta... more »

Rreziqet që na kanosen prej produkteve joorganike të mishit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Njihuni me substancat e fshehta të industrisë së mishit, që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë dhe me mënyrat si të shpëtoni prej tyre *Fakte dhe këshilla* * * Ushqimi është një temë shumë e ndjeshme, që na prek të gjithëve, pasi secili prej nesh konsumon prodhimet e nevojshme për të. Mishi në veçanti ka qenë problematik kohët e fundit për shkak të përmbajtjes së tij të pakontrolluar, pasi siç shprehen disa, problemi nuk qëndron te kushtet e shitjes, por mbi të gjitha tek ato të fabrikimit fillestar. Ja disa fakte dhe këshilla që duhet t’i kini parasysh që të zgjidhni mishin m... more »

Tetë rregulla të rrezitjes

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Si të reagojmë gjatë ekspozimit ndaj diellit dhe si ta ruajmë bukurinë? Ja tetë rregulla të cilat mund të mos i keni ditur. 1. Prej aromave që do t’i përdorni, zgjidhni ato të cilat nuk përmbajnë alkool, sepse në rast se deodorantët ose parfumet tuaj përmbajnë alkool, atëherë efekti i diellit mund të shkaktojë skuqje, madje edhe djegie. 2. Mos mbani shirita për djersitje dhe ballikë të najlonit ose poliesterit, sepse këto materiale bëjnë që djersa të grumbullohet rreth vijës së flokëve dhe të bllokojë gjëndrat e djersës. Në këtë mënyrë nxitet paraqitja e akneve. ... more »

Frutat arrore kundër kancerit të prostatës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Konsumimi i frutave arrore mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të kancerit të prostatës, tregojnë studiuesit amerikanë. Ata kanë zbuluar se konsumimi i frutave arrore ngadalëson zhvillimin e këtij lloji të kancerit për 30-40% dhe se vepron më mënyrë të dobishme në disa lloje të gjeneve të cilat lidhen me kontrollimin e rritjes dhe metabolizmin e kancerit. Për t’u arritur efekte pozitive është e nevojshme të konsumohen rreth 70 gramë arra në ditë, sasi që autorët e studimit mendojnë se është shumë lehtë e realizueshme./mjeku/

Kalciumi zgjat jetën e grave

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Kalciumi i konsumuar qoftë përmes ushqimit ose përmes tabletave mund të ndihmojë gratë të jetojnë më gjatë. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i realizuar kohë më parë nga shkencëtarët kanadezë. Studimi ka analizuar mbi nëntë mijë persona brenda një periudhe dymbëdhjetëvjeçare. Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë marrë kalcium në formë të suplementëve (tabletave shtesë), kanë pasur gjasa më të pakta për të vdekur krahasuar me ata që nuk kanë marrë kalcium shtesë. Vlen të përmendet se te meshkujt kalciumi nuk ka pasur kurrfarë ndikimi. Rezultat po ashtu nuk kanë ... more »

Zinku lufton depresionin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Mungesa e zinkut në organizëm mund të jetë një faktor më shumë për ndryshimet në gjendjen emocionale. Studimet japoneze të realizuar në gra thonë se personat që konsumojnë sasi të pakta të zinkut kanë deri në 30 për qind më shumë gjasa për t’u prekur nga depresioni dhe çrregullimet tjera psikike. Rezultatet tregojnë se konsumimi i vetëm 7 miligramëve zink në formë të tabletave shtesë suplementëve) ul gjasat për t’u prekur nga depresioni dhe ndjenja e dëshpërimit. Veç kësaj, zinku është një mineral që ndihmon në forcimin e sistemit imun, duke shtuar numrin e qelizave mbrojtëse të orga... more »

Më shumë brokoli gjatë verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Brokolit mund të jenë të dobishme në parandalimin e kancerit të lëkurës, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë. Hulumtimet e kryera në minj eksperimental kanë treguar se ekstrakti nga farat e brokolit mund ta mbrojë lëkurën nga efekti i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë dhe me këtë të ulë rrezikun e paraqitjes së kancerit të lëkurës. Minjtë e ushqyer me brokoli kanë pasur rreth 25 për qind gjasa më të vogla për të zhvilluar kancer të lëkurës. Edhe në rastin kur janë zhvilluar tumore, ato kanë qenë 70 për qind më të pakta krahasuar me tumoret të cilat janë zhvilluar te minjtë të c... more »

Ushqimi nordik, shembulli për shëndet të mirë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Pse mjekët rekomandojnë ushqim pa shumë yndyrna dhe efektet në organizëm Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë më i shëndets... more »

Çfarë tregon pesha juaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Sado që jeni munduar nuk arrini të fitoni një bel të hollë, prapanicë të tendosur, apo bark të rrafshët? Së paku jo ashtu siç ju e dëshironi. Ndoshta kjo nuk do t’u ngushëllojë, mirëpo nganjëherë ju nuk jeni fajtorë, sepse këto ‘zona kritike’ i keni trashëguar nga nëna juaj. Gjenetika është përgjegjëse për faktin se në disa vende të trupit tonë yndyrat thjeshtë përqendrohen. Megjithatë, se në cilën pjesë të trupit tuaj do të përqendrohen shtresat e yndyrës varet edhe nga gjinia. Kështu, dihet se meshkujt gjithmonë janë në kërkim të një formule, e cila do ta zhdukë barkun e tyre, n... more »

Drejt kurimit të verbërisë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Shkenca* * * *Përdorimi i qelizave burimore mund të shërbejë për riparimin e syve* * * * * Shkencëtarët demonstruan përmes eksperimenteve me kafshë se ajo pjesë e syrit që dallon dritën mund të riparohet duke përdorur qeliza burimore, bën të ditur BBC. Studimi u publikua në gazetën shkencore “Nature Biotechnology”. Skuadra kërkimore punoi në Londër dhe thotë se ekzistojnë mundësitë që eksperimente të ngjashme të kryhen me njerëz. Ekspertët e përshkruan studimin si një “ngjarje e rëndësishme” dhe një “hap i madh” përpara. Fotoreceptorët janë qeliza në retinë, të cilat reagojnë ndaj dr... more »