Tranjeri i njohur brazilian, aktualisht drejtuesi i kombëtares braziliane Felipe Scolari ka dhënë një parashikimi interesant në lidhje me të ardhmen e Messit.
Sipas tij Messi do të jetë futbollisti më i mirë në botë edhe për dy vitet e ardhshme.
Argjentinasi ka fituar 4 Topa të artë në katër vitet e fundit, kurse strategu brazilian mendon se edhe dy vitet e ardhshme Mesi akoma do të ketë ngritje në karrierën e tij deri në plotësimin e 26 viteve.
“Mendoj se Messi do të vazhdojë të jetë futbollisti më i mirë në botë për dy vitet e ardhshme ndoshta edhe më tepër”, citohet të ketë thënë Scolari për vebfaqen zyrtare të Federatës së futbollit gjerrman, përcjell albtime.
“Mesi jo vetëm që luan për ekipin, por ka edhe aftësi të mrekullueshme individuale. Ai mund të vendos ndeshjen vet”.
Në lidhje me brazilianin 21 vjeçar që sivjet iu bashkangjit Barcelonës, ai shprehet se Neymar-it do t’i duhet kohë për t’u adaptuar në futbollin evropian, por është i bindur se ai do të ketë sukses në Barcelonë, mëson albtime.
“Tani ai është në Barcelonë dhe Neymar mund t’i tregojë shkathtësitë e tij teknike dhe t'i bëj aksionet e njëjta individuale sikur edhe Messi...Viti i tij i parë në Spanjë do të jetë kryesisht në mësimin e gjërave dhe adaptimin e taktikave të reja në formacion. Në Brazil ne nuk mendojmë shumë në taktikat e formacionit sikur që bëhet në Evropë dhe Neymar duhet të adaptohet”, shprehet Scolari.
Neymar do të ketë rastin të debutojë për Barcelonën në një ndeshje zyrtare më 18 gusht kur edhe fillon kampionati spanjoll.





