Siç njoftojnë mediat e lira nga Siria, pjesëtarë të Armatës së Lirë kanë zënë në pritë një konvoj të ushtrisë siriane në rrethin e Alepos dhe kanë vrarë mes 200 dhe 250 ushtarë sirian të regjimit të Bashar el Asadit.
Sipas kanalit Syria Tomorow, një nga liderët e kryengritësve Ahmed Abu Mustafa është shprehur se gjatë sulmit janë shkatërruar tre tanke kurse gjashtë të tjera janë marrë nën kontrollë të Armatës së Lirë, njofton albtime.
Siç njofton i njëjti burim, dje luftime të ashpërta janë zhvilluar edhe në rrugën që shpie në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, ku është shkatërruar një urë kryesore që lidh aeroportin me kryeqytetin. Gjatë këtyre luftimeve njoftohet se janë përdorur armë të rënda kurse janë vrarë 11 ushtarë.





