Kosovari i këndon Berishës në plazhin e Velipojës (Video)

Mediat shqiptare kanë publikuar videon e një shqiptari nga Kosova i cili i ka kënduar këngë me qifteli Kryeministrit në largim të Shqiërisë, Sali Berisha.
“Edhe pse elektorati në Shqipëri, nuk preferoi që ai të vazhdojë të qeverisë vendin, për shqiptarët e Kosovës, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm. Kosovarët e kanë dëshmuar, se Sali Berishën e kanë idhull. Ata e kanë futur atë thuajse në të njëjtën linjë me heronjtë e tyre të luftës, duke i thurur me dhjetëra këngë.
Këtë e dëshmon edhe një turist nga Kosova, i cili me ciftelinë e tij, në bregdetin e Velipojës, i këndon politikanit më të adhuruar në Kosovë.