Nuk lind djem, helmohet nga i shoqi:kjo është historia e tmerrshme e një 28-vjeçareje indiane, e cila është detyruar të pijë helm nga i shoqi dhe të afërmit e tij, të cilët e akuzonin se “nuk ishte në gjendje të sillte një jetë një fëmijë mashkull”. Ngjarja, e referuar nga e përditshmja The Times of India, ka ndodhur në një fshat të Siya, në Shtetin e Madhya Pradesh.
Phool Singh, nëna e viktimës ka treguar se që në vitet e para të martesës (së celebruar 12 vjet më parë) gruaja, e quajtur Sadhna, kishte pasur presione të forta: fillimisht për rritje të shumës së pajës, e më pas se nuk mund të lindte fëmijë. Pas një trajtimi, Sadhna lindi dy vajza. Por historia nuk mbaron me kaq. I shoqi shkon tek një falltar, i cili i thotë se ajo nuk mund të linde djalë. Në këtë pikë i shoqi dhe të afërmit e tij vendosin ta zhdukin. “Fillimisht e rrahën barbarisht dhe më pas e detyruan të pinte helm”, citohet në gazetë.






