Opsioni për një shtet si fantazi mashtruese për disa në Lindjen e Mesme dhe ai i një shteti si joshje prej ankthi, që përfshin nënshtrimin e pacaktuar izraelit të një populli tjetër, janë njësoj të papranueshme. Siç thotë Talmud, duke mbajtur tepër shumë gjëra në duart tuaja, në fund do të mbeteni pa asgjë
Nga Roger Cohen
(Nju Jork Tajms)
Tel Aviv – Le të merremi, në prag të bisedimeve të para të drejtpërdrejta paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve pas pothuajse tre vjetësh, me idenë e një shteti. Kjo ide rri pezull – si një ëndërr dhe një ankth – dhe si e tillë është lënë në pushim.Së pari ëndrra: Është e tillë ngase pas aq shumë luftërash dhe urrejtjeje të akumuluar, izraelitët dhe palestinezët mund të mësojnë brenda nate të jetojnë së bashku si qytetarë të barabartë në një lloj Toke të Shenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një shtet shekullar dykombësh dhe demokratik, ku dallimet mund të kapërcehen dhe të ardhmet e tyre të gërshetuara mund të garantohen.
Oh, çfarë iluzioni joshës (të paktën për disa). Le ta lëmë mënjanë për një moment faktin se shembujt rajonalë të shteteve të tilla multietnike – me ç’rast më së shpeshti vijnë në mendje Libani, Iraku dhe Siria - nuk janë dhe aq inkurajues. Le ta lëmë mënjanë faktin se një shtet i tillë do të përballej me kohëra të vështira çdo maj, kur do t’i duhet të vendosë nëse të shënojë Ditën e Pavarësisë për qytetarët e vet hebraikë apo Ditën e Katastrofës për qytetarët e vet arabë.
Le ta lëmë mënjanë faktin nëse Rruga Jabotinsky e një shteti imagjinar të dashur për brigadën një shtet do të jetë Rruga Arafat, apo anasjelltas, dhe nëse duhet të ketë një Aveny të nisjes apo një Bulevard të madh të myfti al-Husseinit. Le ta lëmë mënjanë madje edhe faktin se dy komunitetet bazë do të jenë në një betejë të vazhdueshme dhe paralizuese, duke i nxitur më të mirët dhe më të mençurit që të shkojnë diku tjetër në kërkim të mundësive dhe qetësisë.
Çështja kryesore është kjo: Një shtet, pa marrë parasysh se si do të konceptohet, është i barabartë me përfundimin e Izraelit si një shtet hebraik, thelbi i idesë sioniste. Hebraikët nuk do të munden dhe nuk do të duhej të lejonin që një gjë e tillë të ndodhë. Ata kanë mësuar se sa e rrezikshme është të jetohet pa një grup të caktuar refugjat, si minoritet, dhe prandaj nuk do ta linte përsëri fatin e vet në duart e vullnetit të mirë të të tjerëve, e as t’i besojë shpresës për t’i tejkaluar përvojës së hidhur.
Kjo është trashëgimia e paçrrënjosshme e persekutimit të diasporës dhe e Holokaustit. Me t’u shfaqur në shekullin 19 nga getoja statike në Sturm und Drangun e botës moderne, hebraikët patën dy rrugë parimore për emancipim: asimilimin dhe sionizmin.
E para ishte joshëse. Në fillim, ajo u ofronte avancim të shpejtë, përpara se të bëhej e qartë se në vetë këtë avancim fshihet një rrezik. Ky ishte një bast për pranimin nëse hebraikët e Evropës humbën karshi Hitlerit. Asnjë grup qytetarësh nuk ka mundur të jetë më patriotik se sa ai i hebraikëve të Gjermanisë së paraluftës.
Sionizmi, për dallim, nuk i beson vullnetit të mirë të të tjerëve. Ai përpiqet, për dallim, t’i drejtojë hebraikët drejt realizimit të plotë të ekzistencës së tyre kombëtare dhe në këtë mënyrë, në një aspekt, t’i normalizojë ata – t’i bëjë më patriotë rreth diçkaje që është e vet atyre.
Bota, në formën e Kombeve të Bashkuara, e ka mbështetur këtë kërkesë më 1947, duke votuar për ndarjen e Palestinës në dy shtete, një hebraik dhe një arab. Ushtritë arabe ia nisën luftës – dhe pjesa e mbetur është histori, përfshirë takimi edhe okupimi pothuajse gjysmëshekullor i Bregut Perëndimor dhe dominimin izraelit mbi miliona palestinezë të privuar nga e drejta e votës.
Dhe e gjithë kjo na çon drejt ankthit për një shtet, me të cilin Izraeli, një rrëfim i jashtëzakonshëm suksesi sipas këndvështrimit të shumëkujt, tani përballet. Mënyra e vetme për të dalë nga ky ankth nate është zgjidhja me dy shtete, një izraelit dhe një tjetër të zbatueshëm palestinez, të cilët do të jetojnë në paqe dhe siguri përskaj njëri-tjetrit.
Më ka rastisur të rri me Yair Lapid, një ministër centralist izraelit i Financave, i biri i një të mbijetuari të Hungarisë së okupuar nga nazistët, nipi i një hebraiku hungarez të vrarë në kampe, dhe ai ma tregoi mësimin që ia kishte mësuar babai i tij: se është ngritur dhe ka luftuar për Izraelin, në mënyrë që hebraikët “të kenë gjithnjë se ku të shkojnë”. Ai tha: “Kam shumë respekt për idenë e Izraelit të Madh. Jam rritur në një shtëpi që e ka folur këtë gjuhë. Por ne e kuptojmë se në aspektin afatgjatë, nëse qëndrojmë këtu, ky do të ishte fundi i idesë sioniste. Nuk mund të jetojmë në një shtet. Ky do të ishte një version i një shteti për dy kombe dhe ky është fundi i sionizmit. Në fund të fundit, palestinezët do të vijnë te ne dhe do të thonë: ‘OK, ju vendosët se ne nuk do të kemi një shtet për vete fare, atëherë duam të votojmë. Nëse thoni jo, atëherë jeni si Afrika Jugore në ditët e saj më të këqija. Nëse thoni po, atëherë ky është fundi i shtetit hebraik dhe unë dua të jetoj në një shtet hebraik’”.
Lapid ka argumentuar se të gjithë absolutistët e çështjes së tokave – në mesin e tyre ministrin e Ekonomisë, Naftali Bennet dhe zëvendësministrin e Jashtëm, Zeev Elkin – e rrezikojnë, me kundërshtimin e tyre të idesë me dy shtete, vetë idenë e një shteti hebraik me kalimin e kohës dhe si rrjedhojë edhe dobësimin e thelbit të sionizmit dhe mesazhit jetësor të babait të tij. Dhe ka të drejtë. Lapid më vonë e lëshoi një deklaratë, duke e kritikuar vendimin e Izraelit që të publikojë të dielën tenderët për ndërtimin e më shumë se 1.000 njësive banesore në tokat e kontestuara të Jerusalemit Lindor dhe të disa kolonive në Bregun Perëndimor. “Shpimi me shkopinj i rrotave të bisedimeve paqësore nuk është gjë e duhur dhe shpresëdhënëse për procesin”, ka thënë ai. Dhe përsëri ka të drejtë. Opsioni për një shtet si fantazi mashtruese për disa në Lindjen e Mesme dhe ai i një shteti si joshje prej ankthi, që përfshinë nënshtrimin e pacaktuar izraelit të një populli tjetër, janë njësoj të papranueshme.
Siç thotë Talmud, duke mbajtur tepër shumë gjëra në duart tuaja, në fund do të mbeteni pa asgjë.






