Ditën e mërkurë pashë nga ajri Egjiptin nën zjarr. Flakët e portokallta të zjarrit në xhunglën urbane në Kajro më kujtuan zjarrin në National Geographic. Vetëm këtu ka ndërtesa, kuaj, makina, zyra, stacione policie, ndërtesa qeveritare dhe kisha që kanë qenë nën flakë.
Nga helikopteri nga ku realizonim video, munda të shquaj qartë disa ndërtesa që njihja.
Ajo që nuk munda të shpreh ishte se sa të lidhur ishin ata banorë me politikën. Nuk mund të dëgjoja dot bisedën e tyre, që kishte lidhje natyrisht me politikën. Po picërroja sytë. Por ende nuk e di me siguri për kë votuan ata në zgjedhjet e fundit.
Gjithmonë e kam pëlqyer këtë citat nga austronauti Edgar Mitchell, i cili më 1974 reflektoi mbi atë që ndjente duke parë tokën nga hapësira: “Ti arrin të kesh vetëdije të menjëhershme globale, një orientim për njerëzimin, një pakënaqësi të madhe për gjendjen e sotme në botë dhe një detyrim për të bërë diçka. Që nga hëna, politika ndërkombëtare duket kaq e parëndësishme. Ti dëshiron të rrëmbesh një politikan nga zverku dhe ta marrësh me vete një milionë milje larg dhe t’i thuash “shiko këtu, bir bushtre”. Një çerek milionë milje mund të jenë krejt të panevojshme për ndjenjat e politikanëve në Egjipt. Pak kilometra, aq mjaftojnë sa për të mundur të shohin zjarrin që i vlon para syve. Ata thonë se e vërteta është viktima e parë në luftë. Në mënyrë racionale, në dukje, është një sakrificë e bërë që herët. Zgjidhja mund të jetë vetëm politike. Vëllazëria Myslimane e ka kuptuar se presidenca e Morsit nuk do të rikthehet më. Por mbështetësit e tij dhe ushtria vazhdojnë ta lartësojnë atë, me shpresën e përmirësimit të pozitave.
Ngritja yjore e dhunës në radhët e mbështetësve të Morsit e bën krejt të pamundur që ata të mbrohen – kur ata sulmojnë dhe i vënë zjarrin shtëpive të kultit, zyrave, stacioneve të trenit, kur përleshen me banorët dhe me policinë me armë të rënda.
Lidershipi i armatosur si në kapacitet, edhe në qeverisje - të mos pretendojmë se kemi diçka që ngjason me vendimmarrjen civile – duhet të dimë se forca e dhunës e zëvendëson më së miri atë, e elektrizon, e radikalizon; potencialisht i jep më shumë mbështetje të pavendosurve.
Ofrohet mbështetje e drejtëpërdrejtë duke vërtetuar pozitat e tyre me elementët më radikale brenda tij. Ndoshta duhet ende kohë për të përshkruar sunduesit e rinj në Egjipt sipas parimeve të Likudit. Tamam si konservatorët izraelitë, ushtria egjiptiane sheh interest kombëtarë përmes prizmit të errët të sigurisë. Vendimet më të rëndësishme janë marrë nga policia dhe gjeneralët e ushtrisë – që të dyja palët të panumërt dhe me duar të gjakosura.
Ata po rikrijojnë mbretërimin e dhunës së pashpjegueshme të regjimit të Mubarakut, me zyrtarët e shtetit që janë rikthyer në punë. Dua të shkruaj emrat e mbi 600 personave mbase 700, deri në fund të këtij artikulli, njerëzit që u vranë këtë javë, ku përfshihen edhe protestuesit e paarmatosur, edhe ato të armatosurit, zyrtarët e policisë, gazetarët. Disa nga të vdekurit i kanë pasur emrat dhe adresën e vet të shkruar mbi kraharor, për të shmangur të qënit thjesht një numër i caktuar në morg.
Të paktën kështu do i ndihmon familjarët që të gjenin trupat kollaj, në mungesë të informacionit.
Dua të shkruaj edhe për xhamitë që shërbyen si morg. Kutërbimi i vdekjes përhapej kudo.
Dua t’ju flas për kishat që u grabitën dhe të cilave iu vu zjarri në Egjipt, për retorikën anti-kristiane në diskutimin me përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane. Kjo e fundit u bë një objektiv i qartë për përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane që kërkonin shpagim.
Implikimet janë të stërmëdha dhe do të mbeten edhe në vitet në vijim. Një numër në rritje i njerëzve kanë hyrë emocionalisht në këtë situatë, edhe pse jo fizikisht, të thither pikërisht nga lufta politike, teksa vuajnë nga dhuna apo kërcënimi, në një kohë që humbin miqtë apo të njohurit.
Mes miqsh, bashkëpunëtorësh, brenda çdo familjeje madje, humnera po thellohet edhe më shumë.
Pajtimi bëhet edhe më i vështirë teksa interest errësohen.
Liderët e ushtrisë dhe Vëllazërisë Myslimane duhet të hyjnë në orbitën e duhur, që të shohin atë që po korret nga veprimet e tyre.
Ose mbase duhet të rrinë atje ku janë.

Përktheu Rudina Dahri