![]() |
YJËSIA (konstalacion)
Yjet në qiell janë të shumtë dhe formojnë figura të ndryshme. Secilit grup yjsh njerëzit i kanë vënë nga një emër sipas figurës që të kujton vendosja e tyre në qiell. Këtë e kanë bërë për t’i njohur dhe për t’i dalluar më lehtë. Kështu, për shembull, njihen yjësia e Qenit, yjësia e Akrepit, yjësia e Demit. Pra këto grupe yjesh quhen yjësi. Dymbëdhjetë yjësitë që kalojnë në qendër të ekuatorit qiellor janë yjësitë që përdoren në astrologji dhe formojnë kështu dhe shenjat e horoskopit. Me sy mund të dallojmë rreth dymijë yje. Por me ndihmën e teleskopëve, dallohet një numër tepër më i madh. Në një natë të kthjellët na duket sikur yjet po zhvendosen në qiell, por kjo ndodh ngaqë Toka rrotullohet rreth boshtit të saj. Në të vërtetë yjet lëvizin, por ata ruajnë një vendosje të pandryshuar përkundrejt njëri-tjetrit. Secili grup yjsh ka marrë një emër nga astronomët. Disa yjësi mund të duken vetëm nga njëri gjysmërruzull i Tokës, si për shembull Kryqi i Jugut, shikohet vetëm nga gjysmërruzulli jugor, ose yjësia e Arushës së Vogël, në të cilën ndodhet edhe Ylli Polar, shikohet vetëm nga gjysmërruzulli verior i Tokës.