![]() |
PLANETI
Planetë quhen të nëntë trupat qiellorë që rrotullohen rreth Diellit. Por rreth këtyre planetëve rrotullohen trupa akoma më të vegël, që quhen satelitë. Toka është një planet dhe Hëna është satelit i saj. Planeti është një trup qiellor që nuk ka dritën e vet por pasqyron dritën që merr nga Dielli. Në sistemin tonë diellor ka nëntë planetë kryesorë. Mërkuri dhe Afërdita janë më afër Diellit, sesa Toka. Plutoni është planeti më i largët. Radhitja e planetëve duke u nisur nga Dielli është, Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni me unazën e tij, Urani, Neptuni, Plutoni. Hëna është i vetmi satelit natyror i Tokës, Jupiteri ka katërmbëdhjetë hëna, kurse Marsi dy. Afërdita, e cila është shumë afër Diellit duket vetëm në muzg, kur fillojnë hijet e para të natës. Ajo ngjan si një yll i ndritshëm.