Aksioni në Llojan, 34 të arrestuar, mes tyre 13 fëmijë – VIDEO

Kumanovë – MPB në aksionin e realizuar sot të quajtur “Sitë”, qëllimi i së cilës ishte pengimi i migrimit ilegal ka arrestuar 34 veta, mes të cilëve 13 fëmijë.
“Është bërë bastisje në 10 objekte në Llojan, ku në gjashtë prej tyre janë gjetur 34 emigrantë që vijnë nga shtetet afrikane dhe aziatike drejt Bangladeshit, Pakistanit, Alzhirit, Afganistanit dhe tjerë.
Te disa prej tyre nuk është vërtetuar identiteti dhe punohet në të. Mes emigrantëve 13 janë të moshës së mitur dhe pa prindër”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Gjashtë të akuzuarit janë banorë të Llojanit në moshë prej 31 deri 46 vjet, ndërsa operacioni është në rrjedhë dhe merren masat e përgjithshme në ndriçimin e tërësishëm të rastit.