KRYQI I JUGUT


KRYQI I JUGUT


            Në jug të ekuatorit shikohen në qiell katër yje të vendosur në formën e një kryqi. Kjo është yjësia e Kryqit të Jugut. Me ndihmën e saj e gjejnë rrugën pa u gabuar të gjithë ata që udhëtojnë natën drejt jugut. Kryqi i Jugut është një yjësi shumë karakteristike, që shikohet vetëm në gjysmërruzullin jugor dhe që luan afërsisht po atë rol që luan dhe Arusha e Vogël në gjysmërruzullin verior. Në të vërtetë këto dy yjësi ndodhen në boshtin veri-jug të Tokës dhe si pasojë, lëvizja e tyre e dukshme gjatë natës është shumë e vogël. Për këtë arsye edhe pozicioni i tyre që zënë në qiell ndryshon fare pak, kështu që tregojnë gjithmonë të njëjtin drejtim. Ylli Polar i Arushës së Vogël tregon veriun ndërsa katër yjet e Kryqit të Jugut tregojnë drejtimin e Polit Jugor.