GJITHËSIA


GJITHËSIA


Gjithësia përfshin gjithçka që ekziston rreth nesh; hapësirën, yjet, planetët, galaktikat. Gjithësia nuk ka kufi dhe galaktikat, sistemet diellore, yjet që e përbëjnë, janë të shpërndara në të gjitha drejtimet. As me teleskopët më të fuqishëm dhe më të përsosur nuk mund të përshkohet tërë gjithësia, sepse ajo është e pafund. Megjithatë me ndihmën e tyre mund të dallojmë dritën e yjeve që  ndodhen në largësi deri në dy miliardë vjet-dritë. Pra ne i shikojmë këta yje, jo ashtu siç janë sot, por siç kanë qenë përpara dy miliardë vjetësh-dritë. Gjatë kësaj kohe ata mund të kenë pësuar shumë ndryshime.