Këtë fundjavë dhe javën e ardhshme vendet e Europës Jugore do të përfshihen nga valë të nxehti ekstrem me origjinë nga Saharaja.
Institutet meteorologjike parashikojnë që vala e të nxehtit të mbërrijë ditën e premte, ndërsa piku i saj pritet nga e shtuna deri të hënën, ku temperaturat mund të shkojnë deri në 43 gradë celcius në disa vende. Meteorologët thonë se termometri do të shënojë shifra rekord, të paregjistruara më parë në 10 vitet e fundit. Parashikohet që vala e të nxehtit të prekë edhe Ballkanin dhe vendin tonë.
Në Itali, specialistët e shëndetit publik bënë thirrje për shmangie të lëvizjes gjatë orës së drekës në këto ditë, ndërsa këshilluan konsumimin e sa më shumë lëngjeve, sidomos nga fëmijët dhe të moshuarit. Ndërkohë, Britania regjistroi temperaturat më të larta në 7 vitet e fundit. Termometri shënoi 33.5 gradë celcius, dicka e pazakontë për vendin ishullor ku edhe vera është e freskët.






