Në mbrëmjen e 15 qershorit qendra e Stambollit u zhyt në skena apokaliptike të dhunës së papërmbajtur. Policia hodhi gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba plastike në drejtim të protestuesve, dhe sulmoi një hotel afër parkut, që ishte shndërruar në një klinikë të improvizuar për trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve të zënë në këto ngjarje. Në mesin e atyre që ishin ngujuar në hotel ishte edhe bashkëdrejtuesja e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Claudia Roth, që përcjell për së afërmi politikën e Turqisë, një dëshmitare e dhunës së viteve nëntëdhjetë në krahinën kurde, dhe një përkrahëse e procesit qeveritar të reformave demokratike të vendit. E shokuar dhe e prekur prej gazit lotsjellës të hedhur në sallën e hotelit, ajo e kishte përshkruar arratisjen e saj prej parkut “Gezi”, të cilin e kishte vizituar në shenjë solidariteti. “Ne u munduam të arratiseshim dhe policia na ndoqi. Ishte sikur në lift”. Ajo ka shtuar se ishin protestuesit paqësor, të cilët po flisnin hapur kundër përdorimit të dhunës policore, ata të cilët po avokojnë me argumente të forta një integrim të ardhshëm evropian të Turqisë.
Vetëm pak orë përpara deklaratës fillestare të Rothit në ditën e shtunë, protestuesit në parkun “Gezi” dhe në sheshin “Taksim”, po diskutonin takimin e përfaqësuesve të tyre me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan. Erdogan dukej se kishte pranuar disa koncesione dhe kishte pranuar disa pjesë të kërkesave të protestuesve për ta rishqyrtuar planin e rindërtimit të “Taksimit” dhe do të priste deri sa të merrej një vendim gjykate.
Platforma “Taksim”, që është bërë një mekanizëm përfaqësues i protestuesve të sheshit, kishte vendosur t’i hiqte të gjitha tendat e ndryshme të sindikatave tregtare dhe organizatave politike, dhe të mbante vetëm një tendë simbolike. Shumica e protestuesve po bëheshin gati për një fundjavë të fundit në park, përpara se t’i ktheheshin jetës së tyre të zakonshme. Është e vërtetë se kryeministri kishte paralajmëruar se parku do të spastrohej, por ai paralajmërim ishte bërë më herët dhe afati kohor kishte kaluar pa ndonjë aksion. Disponimi në mesin e njerëzve në park ishte të hiqnin dorë prej protestave dhe të gjenin mënyra të reja mobilizimi politik. Aq shpresëdhënëse ishte gjendja saqë familjet morën fëmijët në park për të mbjellë fidanë dhe lule për t’i dhënë kuptim asaj që bindshëm thuhet se ishte lëvizje më e madhe dhe më paqësore e të gjitha kohëve në Turqi. Askush nuk priste një ofensivë. Pritjet dolën se ishin tmerrësisht të gabueshme.
A do të duhej ta dëgjonin Egemen Bagisin, ministrin e BE-së dhe shefin e negociatave të Qeverisë turke? Të shtunën, pak para aksionit të mbrëmjes, ai jo vetëm që akuzoi mediet ndërkombëtare, si CNN dhe BBC, se kishin bërë një “gabim të madh” duke i transmetuar drejtpërdrejt protestat dhe akuzoi se ishin financuar prej një lobi që kishte për qëllim “të bënte çmos për ta prishur qetësinë në vend”. Ai shkoi edhe më larg dhe deklaroi se “prej tani e tutje shteti fatkeqësisht do t’i konsiderojë të gjithë ata që qëndrojnë në parkun ‘Gezi’, mbështetës apo anëtarë të një organizate terroriste”. Në tri javët e protestave të fundit të Turqisë ne kemi parë me sytë kryeministrin duke ndërruar retorikën progresive për arsye të qëllimeve të pushtetit politik. Tani del se ministri turk i BE-së jo vetëm që ka qenë i vetëdijshëm për brutalitetin masiv të policisë ndaj protestuesve paqësorë, por edhe e kishte mbështetur plotësisht përdorimin e forcës. Asnjë politikan evropian, asnjë përfaqësues i ndonjë institucioni evropian nuk do të takohet prej tash e tutje me ministrin Bagis, pa e marrë në konsideratë justifikimin e tij të shtypjes së protestës dhe të retorikës së tij që hutonte shtetasit që kërkonin respektimin e të drejtave të tyre të mbledhjes, duke i akuzuar ata se iu bashkuan terroristëve. Brenda vetëm pak orësh, qeveria e kryeministrin Erdogan shkatërroi të gjitha shpresat për një zgjidhje paqësore të konfliktit, që tani ka nisur të përhapet në mbarë vendin. Prapëseprapë asnjë shtet mik i Turqisë nuk do të dëshironte ta shihte vendin duke u zhytur në kaos. Andaj çfarë rruge ka mbetur për të shmangur polarizimin në rritje e sipër?
Në javët e fundit disa anëtarë të Partisë së Drejtësisë dhe të Zhvillimit kanë shprehur publikisht pakënaqësinë e tyre ndaj ngjarjeve dhe ndaj retorikës polarizuese të Erdoganit. Edhe presidenti Abdullah Gul ka shprehur shqetësimin e vet. Por ai nuk ka dënuar dhunën e policisë dhe nuk e ka kritikuar hapur kryeministrin. Gul është një politikan që gëzon respekt dhe ka simpati të publikut për të. Shumëkush ka përgëzuar qasjen e presidentit për përafrim të palëve. Ka ardhur koha që ai të tregohet një burrështetas dhe të flasë qartë dhe bindshëm kundër keqpërdorimit të pushtetit. Në mënyrë të veçantë presidenti duhet të kundërshtojë përndjekjen e protestuesve, dhe të mjekëve dhe avokatëve të cilët i kanë mbështetur demonstruesit. Një qasje e tillë do të mund ta shmangte vendin prej dhunës dhe polarizimit të mëtejshëm. Presidenti do t’u bënte një shërbim të madh edhe atyre – qytetarëve të Turqisë dhe shumë miqve evropianë - që vazhdojnë të besojnë në të ardhmen evropiane të Turqisë.
Gerald Knaus është kryesues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet nga Berlini. Kerem Oktem është ligjërues në St Antony’s College në Universitetin e Oxfordit. Shkrimi u botua së pari në të përditshmen e Prishtinës “Koha Ditore”