Vladimir Putin shpall divorcin pas 29 vitesh martesë


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe gruaja e tij, Ludmilla, kanë bërë të ditur se ata janë ndarë dhe martesa mes tyre ka përfunduar.
66- vjeçari dhe gruaja e tij 55- vjeçare kishin 29 vite të martuar.
Presidenti rus e ka pranuar për televizionin Rossiya 24 që ata janë ndarë.
Kurse Ludmilla tha: “Ka qenë vendimi ynë i përbashkët. Martesa jonë ka përfunduar pasi ne shihemi shumë rrallë”.
Ajo shtoi se ka qenë një divorc i civilizuar.
Megjithatë nuk është sqaruar nëse të dy janë divorcuar edhe ligjërisht.
Çifti nuk është parë së bashku në publik që prej 7 majit 2012, kur Putin u inaugurua si president.
Ludmilla tha se ata të dy do jenë përjetësisht miq. “E falënderoj që do më ndihmojë,” tha Ludmilla.
Çifti është martuar në vitin 1983 dhe kanë dy vajza./ep