Jakup Krasniqi largohet përfundimisht nga PDK-ja, do krijojë një parti të re


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se do të largohet përfundimisht nga partia që ka themeluar, PDK, për të krijuar një parti të re.
Ai thotë se ka biseduar me shumë njerëz, sidomos me të pakënaqurit brenda PDK-së, për të krijuar një subjekt të ri politik.
Deklaratën ai e ka bërë për emisionin Rubikon në KTV.
Krasniqi thotë se ai është një fitues moral.
Ish- sekretari i PDK thotë se Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe. Por sipas tij kjo realizohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme./ep