Home »
» SHBA në alarm, një shkumë misterioze vjen nga një liqen në Nevada
SHBA në alarm, një shkumë misterioze vjen nga një liqen në Nevada
Një shkumë misterioze ngjyrë kafe është parë mbi sipërfaqen e ujërave të liqenit të Mead në Nevada.
Zyrtarët u kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin anën e liqenit, ku dhjetra peshq janë gjetur të ngordhur.
Substanca panjohur e shkumëzuar duket se vjen nga lumi Virgin.
Autoritetet në Nevada janë në monitorim të cilësisë së ujit, por deri më tani nuk kanë gjetur asgjë toksike.
Shkaku i ngordhjes së peshqve ende nuk është përcaktuar.
Një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit në jug të Nevadas, Bronson Mack supozon se shkuma mund të jetë shkaktuar nga algat e ngordhura dhe temperatura e ujit në rritje. Por për momentin nga analizat nuk është gjendur asnjë argument që të mbështesë të tilla hipoteza.
Liqeni Mead është një nga burimet ujore më të rëndësishme në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Krijuar në vitin 1930, ai siguron një furnizim të qëndrueshëm të ujit për Arizonën, Nevadën, Kaliforninë dhe Meksikën e Veriut.
Ai është një prej rezervave ujore më të mëdha në botë./ k.a./noa






