Home »
» Së shpejt veturat pa shofer
Së shpejt veturat pa shofer
Veturat pa shofer kanë potencial të madh për ta reduktuar në mënyrë drastike shkallën e lartë të aksidenteve të trafikut, për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish në mbarë botën, çdo vit. Në këtë drejtim, Google është angazhuar shumë në prodhimin e veturave të pavarura nga shoferët, por flota e saj e automjeteve është e pajisur me një numër të madh të kamerave dhe sensorëve që kushtojnë mijëra dollarë, duke e bërë kështu prodhimin e veturave në masë, pothuajse të pamundur. Për shkak të kostos së lartë të prodhimit, raportet e mëparshme pohonin se prodhimi i veturave pa shofër për konsum masiv nuk pritet të ndodhë deri në vitin 2025. Por një kompani izraelite ka krijuar një sistem me kosto relativisht të ulët të prodhimit, e cila nënkupton se prodhimi i këtyre makinave mund të ndodhë më shpejt se sa kemi menduar. Mobileye Technologies Vision ka krijuar një sistem vetë-vozitës për modelin e veturës Audi A7, kostoja e të cilit nuk e tejkalon shumën e qindra dollarëve, dhe me këtë e ka bërë të mundur që ky sistem të jetë i përballueshëm për shumë më shumë blerës të automjeteve. Mobileye Technologies tashmë ka arritur një marrëveshje me prodhuesit kryesor të veturave, për të integruar sistemin e saj jo më vonë se gjatë kësaj vere. Njëri ndër funksionet më interesante është “traffic jam assist” i cili aktivizohet kur vetura është në kolona veturash.






