Gjendet letra e shkruar 95 vite më parë


Gjurmët e letrave në shishe vazhdojnë të gjenden dhe sot.  Një zhytës nga Michigani, SHBA ka gjetur një shishe me një letër brenda saj, të shkruar plot 97 vite më parë. Këtë gjetje ai e ka bërë në fundin e lumit, në thellësinë prej 9 metrash. Letra “vinte” nga viti 1915 dhe ishte shkruar me laps nga dy vajza që ndodheshin në anijen me avull. Letra në të cilën është shkruar dhe e cila është futur në shishe ka qenë në fakt një biletë e avullores legjendare “Ëhite Star Line”. Por vajzat kishin bërë një gabim në atë kohë, ato nuk e kishin ditur se shishja që po e hidhnin në ujë ishte tepër e rëndë për të lundruar. Për këtë arsye ajo kishte rënë në fund të lumit dhe “posta” e tyre nuk kishte shkuar askund./standard