Regjistrohet edhe një tjetër incident i dhunshëm nga policia turke ndaj gazetarëve!Në videon të cilën ju paraqet alb-observer.com, do të shikoni 7-të policë të cilët kanë rrethuar një gazetar të rrëzuar përtokë dhe e godasin ashpër, ndërsa banorë të zonës u thërrasin dhe u hedhin sende të forta.Bëhet fjalë për gazetarin Gogan Bitcizi, i cili mbulonte protestat e dhunshme të Sheshit Taksim. Nga ana tjetër njerëzit që ndodheshin aty u hidhnin vezë, qumësht, deri dhe karrige plastike policëve, të cilët pasi e kishin goditur e ngrenë “zgupthi”.Unioni i gazetarëve të ÇGD në një njoftimin e tij, denoncoj dhunën policore duke thënë se gazetarët janë në shënjestër të autoriteteve me qëllim që të thyejnë informimin e popullit turk me të vërtetën e dhunës së Sheshit Takism.Kujdes, pamje të ashpra!/LajmeFlash
Belgjikë, artistja padit mbretin Alberto: Jam vajza e tij e katërt
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 2 hours ago
Delphine Boel, e konsideruar vajza e paligjshme e mbretit të Belgjikës Albert i II-të, ka kërkuar ndaj drejtësisë vendase që të njihet si vajza e sovranit 79 vjeçar. Artistja 45 vjeçare, e cila thirret me pseudonimin “baroneshë” deklaroi se është e njëjtë në trashëgimi i princi trashëgimtar Filippo 53 vjeç dhe princesha Astrid 51 vjeç. Nga ana e pallatit mbretëror thuhet se kjo çështje është në duart e drejtësisë, dhe është diçka private e familjes, duke shtuar se çdo gjë bëhet për para. Sakaq media të shumta kanë analizuar ngjashmërinë fizike mes Boel dhe mbretit, duke thënë se te... more »
Në Maqedoni tani pagesat edhe me anë të telefonit celular
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 9 hours ago
T-Mobile dhe NLB Tutunska Banka prezantuan servisin për pagesë me anë të telefonit celular, transmeton Shqipmedia. MobiPay është një shërbim i ri Telekomit të Maqedonisë përmes së cilit do të mund të paguhen faturat nëpërmjet telefonit cellular në kafene, restorante, markete si dhe në dyqanet për teknikë të bardhë të cilët do të jenë partnerë të këtij programi. Shërbimi është i lidhur me xhiro llogarinë bankare në NLB Tutunska Banka, që do të thotë se paratë do t’ju meren nga ajo llogari, jo nga celulari. “Me pagesën nëpërmjet celularit, telefoni celular merr edhe një rol tjetër, a... more »
Komuna e Strugës shkarkoi tre drejtorë
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 12 hours ago
Pas kërkesës që u ka bërë drejtuesve të shkollave fillore dhe të mesme të Strugës, që të japin dorëheqje nga postet e tyre, kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, ka shkarkuar nga postet e tyre drejtuese, drejtorin e Shkollës Fillore “Vëllezërit Milladinov”, Agni Nexhipi dhe në vend të tij ka emëruar Shkëlqim Aliun. Ai ka shkarkuar gjithashtu edhe drejtorin e Shkollës Fillore “ Ashim Agushi” të Ladorishtit, Sabri Dauti dhe në vend të tij për ushtrues detyre ka emëruar, Nexhat Kolonjën. Sela ka shkarkuar edhe drejtorin e shkollës së Podgorcit, Fadil Ismailoskin, cili është kons... more »
Mbi 2 milion përdorues të telefona mobil në Maqedoni
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 12 hours ago
Në Maqedoni vitin e kaluar ka pasur 2.235.460 shfrytëzues aktiv të telefonave celularë, që është rritje për një për qind në krahasim me vitin 2011, tregon raporti vjetor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. Sipas raportit, vitin e kaluar është regjistruar rënie në telefoninë fikse për 3,25 për qind. Në këtë segment numri i tërësishëm i shfrytëzuesve ka qenë 408.318. Numri i shfrytëzuesve të lidhjes së gjërë të internetit, duke mos i përfshirë ato të internetit në celular, ka qenë 312.272, që është rritje prej 10,59 për qind në krahasim me vitin 2011. Prej tyre 156.722 kanë shfr... more »
Russia Today: Një objekt i paidentifikuar fluturimi misterioz shfaqet në emisionin live! (video)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 day ago
Max Keisser është një financier shumë i njohur në të gjithë botën, si dhe shquhet për mënyrën e tij të veçantë se si ai i “prek” çështjet ekonomike!I ftuar në kanalin e madhe televizivë “Russia Today” dhe në studion që disponon në Londër, ndërsa po shpjegonte krizën ekonomike, nga pas tij në sfond që sheh tij studios, shfaqet një objekt misterioz shumë i shpejtë, ngjyrë e zezë.Nëse do të shikoni me kujdes videon në minutën e pestë shfaqet objekti, ose më sakt në 5:58!/LajmeFlash
Shqiptarët, protestë në New York
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 day ago
Qindra shqiptarë protestuan para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork kundër represionit dhe diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Protestuesit kërkuan që shqiptarëve të Luginës t’i garantohen të drejtat e njëjta me ato të pakicës serbe në veriun e Kosovës dhe se autoritetet serbe të kthejnë lapidarin e UÇPMB-së në sheshin e Preshevës, aty ku më 20 janar u hoq dhunshëm nga xhandarmeria serbe. Nismëtarë të protestës ishin një grup intelektualësh shqiptarë të Luginës së Preshevës, të mbështetur nga shoqatat e komunitetit shqiptar zonën e ashtuquajtur e “Tri-Shtete... more »
Si nëpër filma, shkrepjet më të bukura në xhirime (Foto)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 day ago
Mbi 400 shkrepje aparati në rruget amerikane. Gazetari Christopher Maloney ka vizituar disa nga qytetet amerikane, si Nju Jorku, Toronto, Los Angeles apo San Antonio në kërkim te atyre fotove magjike të cilat kanë qenë sfondi i skenave më të bukura të kinemase amerikane. Korniza e zezë dhe e bardhë e marra nga filmat klasik të Hollywoodit dhe serive televizive popullore i mbivendosen foto të vendeve ku ata janë kryer shume vite me parë. Këto foto të Maloney janël bërë mjaft të kliakuara në interenet ndërjkohë që ato kane gjetur hapësirë në galeritë në mbarë botën./albeu [image: Si në... more »
Rikthehen tensionet në Turqi - Top Channel Albania - News - Lajme
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 day ago
Gjermania kujton kryengritjen e vitit 1953 në ish-RDGJ
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 day ago
*Me një ceremoni të veçantë, Bundestagu gjerman kujtoi kryengritjen popullore të 17 Qershorit 1953 në ish-RDGJ dhe viktimat e saj* * * Të hënën do të përkujtohet 60-vjetori i shtypjes së përgjakshme të kryengritjes në ish-RDGJ. Në mëngjesin e 17 Qershorit 1953 qindra mijë vetë në të gjithë vendin, e jo vetëm në qytetet e mëdha, lanë punën dhe nisën një demonstratë. Në më shumë se 700 vende të ndryshme kishte grumbullime njerëzish e në disa raste u sulmuan edhe stacionet e policisë. Qindra mijë vetë u bashkuan në protesta dhe kërkonin liri e demokraci. Brenda pak orësh protesta u kth... more »
Rihana reklama seksi për Barbadosin (Video)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 2 days ago
[image: Rihana reklama seksi për Barbadosin]Turistët e kanë një arsye më shumë tanimë të zgjedhin për të vizituar ishujt e Barbadosit. Reklama për turizmin e këtij vendi është realizuar me një ndër personazhet më të famshme në botë që është nga Barbadosi. Këngëtarja shfaqet në disa fotografi sensuale që tregojnë jo pak për linjat e saj por edhe për natyrën e këtij vendi të mrekullueshëm./ORAinfo
10 sekretet e hoteleve që mund të mos i dini
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 2 days ago
Sezoni veror do të nisë së shpejti. Ja disa sekrete që duhet t’i keni parasysh në lidhje me hotelin ku do të qëndroni *Turizëm* Xhejkob Tomski ka punuar për më shumë se një dekadë në fushën e turizmit dhe hoteleve. Karriera e tij filloi me hotelet e Nju Orlinsit dhe po vijon në Nju Jorkun e madh dhe të zhurmshëm. Ai ndan me lexuesit disa nga sekretet që hotelet i fshehin dhe që shumica e atyre që i frekuentojnë ato, nuk i dinë. 1. *Gjithçka është fitimprurëse*. Disa hamendësojnë rreth faktit se një hotel nuk nxjerr fitimet e duhura dhe se po falimenton. Në pjesën më të madhe t... more »
Presidencialet në Iran, Rouhani kryeson - Top Channel Albania - News - L...
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 2 days ago
Erdogani: Falemnderit Gostivari dhe Shkupi për përkrahjen – VIDEO
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 2 days ago
Para qindra mijëra protestuesve sot kryeministri Erdogan ka falemenderuar Shkupin dhe Gostivarin për protestat e djeshme në shenjë perkarhjeje. Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, pas bisedimeve në lidhje me Parku Gezi, foli me një gjuhë të qartë për pikën e arritur sot. “Ne themi referendum , themi që të hedhim hapa sipas përfundimit që do të dalë nga gjykata , çfarë mund të them më shumë? Ata më thonë se jam diktator, vallë një diktator a kërkon referendum?”, tha kryeministri i cili u bëri thirrje të rinjve edhe një herë të shkojnë në shtëpi. Kryeministri Erdoan mbajti një fjalim në ... more »
Kinezi që bën xhiro rrugëve me kolltuk (Video)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 2 days ago
[image: Kinezi që bën xhiro rrugëve me kolltuk]Videoja e një kinezi që vozitet me një mjet të pazakonshëm, të njëjtë me kolltukun po thyen rekorde shikueshmërie. Videoja e publikuar me 7 qershor tashmë ka kaluar 700 mijë shikime. Kinezi me kolltuk motorik tërhoqi vëmendjen e shoferëve të tjerë të cilët e regjistruan me celular./albeu
Politikanët dhe dhjetë skandalet më të mëdha seksuale (Foto)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 2 days ago
** *Abuzimi seksual, përdhunimi i punëtoreve, seks në Zyrën Ovale, prekja e burrave të panjohur në një tualetet publik… janë disa nga skandalet më të turpshme të sunduesve politikë të botës.* Idealistë, qëllimi i të cilëve ishte që ta bëjnë botën më të mirë, apo egomaniakë të korruptuar që ushqehen me potencialin e fuqishëm që e kanë në duar? Çfarëdo që mendoni për ta, një pjesë e vogël e tyre që janë në gjendje t’i lejojnë vetes gjithçka përtej kufijve të ligjshëm. Pa marrë parasysh se sa të mëdha janë problemet në të cilat bota gjendet, pa marrë parasysh se sa të nxehta janë tem... more »
Shqiptarët në Maqedoni protestojnë në përkrahje të … Erdogan (VIDEO)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 3 days ago
[image: erdogan_616881]Të duket sikur shqiptarët e Maqedonisë i kanë zgjidhur të gjitha problemet në vendin e tyre dhe tani janë në merak për gjëra të tjera. Të premten ata kanë protestuar në mbështetje të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, raporton Express. Protesta ka nisur në lagjen Ccair të Shkupit, përpara xhamisë së Jahja Pashës dhe ka përfunduar përpara xhamisë së Murat Pashës në qendër të Qarshisë së Vjetër. Përpara protestuesve, organizatorët kanë lexuar një deklaratë në tre gjuhë, duke shprehur mbështetjen për Erdogan. *“Duke e ndjerë detyrim moral dhe miqësor që të j... more »
Vizita e Obamës në Berlin nën hijen e aferës së përgjimeve
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 3 days ago
Barack Obama Euforia për presidentin amerikan Barack Obama ka rënë në Gjermani. Në vitin 2008 kur ishte kandidat për president, ai u prit në Berlin si një mbret. Ndërsa tani në prag të vizitës flitet për realizimin e premtimeve. Tre tituj të revistës “Der Spiegel” tregojnë se sa kanë ndryshuar botëkuptimet për Barack Obamën. Në vitin 2008, pas zgjedhjes së senatorit nga Ilionisi si presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, kjo revistë e quante Obamën “Presidenti i Botës”. Katër vite më vonë gazeta shkruante për “një presidencë të dështuar”, ndërsa tani në prag të vizitës së Obamës në Ber... more »
Kancelarja Merkel, me çizme gome dhe lopatë
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 3 days ago
*Analiza* *Në prag të zgjedhjeve, kandidatja shfrytëzon përmbytjet për një spektakël elektoral** *Kancelarja Angela Merkel viziton zonat e përmbytura dhe premton ndihmë të menjëhershme. Këto situata ekstreme u kanë shërbyer shumë disa politikanëve në të kaluarën, duke u siguruar rizgjedhjen. Sa fushatë elektorale mund të durojë një zonë e përmbytur? Kjo pyetje u shtrua nga shumë vëzhgues, kur Kancelarja gjermane Angela Merkel më 4 qershor vizitoi zonat e prekura nga përmbytjet në Saksoni, Thuringi, dhe Bavari. Ekipe të tëra kameramanësh përcollën pamjet e një Kancelareje që kujdeset ... more »
Ezel shfaqet ne publik i dehur (VIDEO)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 3 days ago
Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, i njohur si Ezel shume ka pire sa qe menzi ka qendruar ne kembe ne daljen e fundit publike te tij.Pasi qe ka vizituar nje klub e duke shijuar jeten e nates, paparacet kane fiksuar daljen e tij nga klubi e futjen ne makine, si dhe daljen nga makina per ne shtepi te tij, ku eshte mbajtur per nje dru afer gjate daljes nga makina nderkohe qe ndihme i kane ofruar dhe sigurimi i tij personal./LajmeOnline
Partia Tradicionale Shqiptare e Jakup Krasniqit
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 3 days ago
Ish- sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës Jakup Krasniqi është në finalzimin e partisë së re që mund ta udhëheq. Standardi.info mëson se Jakup Krasniqi mund ta udhëheq një parti me frymë nacionaliste që do të ketë më shumë ish- të burgosur politik. Mësohet se Krasniqi është në fazën finale dhe këto ditë pritet me zyrtarizimin e partisë që do ta udhëheq. Standardi.info e ka siguruar edhe statutin e partisë edhe plan programin. Në statut pikën 1.2 thuhet se “organizimi është parti politike”. Ndërsa në pikën 1.5 thuhet se “Forma e veprimit: Kombëtarish t; Politikisht dhe Ekonomi... more »
Komunave obligimet, paratë i mban shteti
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 3 days ago
*Në vendet e BE-së, komunat mbajnë për vete 50 për qind nga tatimi personal, përderisa në Maqedoni – vetëm 3 për qind. Edhe shuma prej 4.5 për qind nga TVSH, thotë nënkryetari i BNJVL, Izet Mexhiti, është e pamjaftueshme për komunat në Maqedoni dhe jashtë standardeve ndërkombëtare. Ai akuzon se Qeveritë e njëpasnjëshme kanë ngarkuar komunat me kompetenca, por jo edhe me para* * * Tetova Shkup – Përderisa në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, komunat mbajnë për vete 50 për qind nga tatimi personal që grumbullojnë prej qytetarëve, komunave në Maqedoni në arkat e tyre ju mbetet vetë... more »
A mund të ndezë Siria një Luftë të Tretë Botërore?
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 3 days ago
Ndërkohë që mediat ndërkombëtare ziejnë nga lajmi se amerikanët janë gati për të ndërhyrë në Siri, pasi kanë konfirmuar se regjimi ka përdorur gaz kimik, kriza në Siri duket se tashmë është një luftë civile. Por është edhe më shumë se kaq: është duke u kthyer në një përplasje sektare që po gjakon kudo në Lindjen e Mesme, duke rrezikuar që të ndezë të gjithë rajonin në një luftë për jetë a vdekje mes dy ideologjive myslimane, synitë dhe shiat. Deri më tani lufta në Siri ka sjellë 93 mijë viktima dhe 1.6 milion refugjatë, ndërkohë që miliona njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Këto ... more »
Armina Mevlani: Burri që unë dua
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 4 days ago
Armina Mevlani prej disa kohësh është e lidhur me djalin e Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Ditën e djeshme “Shekulli” botoi lajmin që konfirmonte lidhjen mes saj dhe Shkëlzenit. E pyetur nga gazeta, ajo nuk pranoi të komentojë gjë, por nuk e ka mohuar. “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flas, nuk dua ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është gjithçka mund të shpreh.” Por si e përshkruan Armina atë që po kalon me Shkëlzen Berishën? Duke mos e identifikuar të dashurin e saj, 22-vjeçarja thotë se është shumë e dashuruar. Për më shumë ndiqni rrë... more »
Punëtorja e fabrikës që pushtoi hapësirën
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 5 days ago
Vajza e lindur në fshat, punonjëse fabrike, u përzgjodh nga Krushovi për të qenë astronautja e parë e botës. Sot është deputete, por njerëzit e saj në fshat, vijojnë jetën e mjerë të dikurshme *Valentina Tereshkova* * * * *Në qershor 1963, një punonjëse e re sovjetike u bë gruaja e parë që fluturoi në hapësirë. Valentina Tereshkova rrallë flet për misionin e saj, pra për të treguar historinë se si ajo u bë një heroinë kombëtare dhe një ikonë për barazinë gjinore, Lucy Ash vizitoi qytezën ku ajo banon, duke filluar nga një fabrikë tekstilesh ku ajo punoi. Unë ndjek drejtorin e fabr... more »
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 116-vjeçare
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 5 days ago
Njeriu më i moshuar në botë ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 116-vjeçare në një spital të Japonisë Jiroemon Kimura është bërë pjesë e librit të rekordeve Guinness si njeriu më i moshuar në botë dhjetorin e vitit të kaluar, kur mori edhe urimet nga* *kryeministri japonez, Shinzo Abe. Kimura lindi më 19 prill të vitit 1897, në Japoni. Ai punoi rreth 40 vjet në postën japoneze dhe pas daljes në pension iu përkushtua bujqësisë deri në moshën 90-vjeçare. Ishte babai i 7 fëmijëve, gjyshi i 14 nipërve e mbesave, stërgjyshi i 25 fëmijëve dhe katragjyshi i 13 të tjerëve.
Tetovë: Ndërron jetë inspektori që qëlloi vehten
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 5 days ago
Ka ndërruar jetë në orët e vona të natës së mbrëmshmë 33 vjeçari Burim A. nga fshati Poroj që qëlloi vehten një ditë më parë. B.A ka qenë Inspektor në Shërbimin për Zbulim dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë njofton portali Shqipmedia. Dje sipas policisë së Tetovës, në spitalin klinik të Tetovës të hënën rreth orës 18:30 minuta është sjellë 33 vjeçari B.A nga fshati Poroj, me plagë në kokë, të cilën kishte marrë gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje. Për shkak të lëndimeve serioze, ai ishtë transferuar në Klinikat e Shkupit. “Ekipet e SPB-së në Tetovë... more »
Turqi: Përleshje të reja polici-protestues – FOTO
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 5 days ago
Përleshje midis policisë dhe protestuesve turq ka pasur gjatë gjithë natës së kaluar në Sheshin Taksim të Stambollit. Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotovi dhe fishekzjarre. Raportet flasin për numër të paqartë të protestuesve të plagosur. Ajo është përshkruar si nata më e keqe e dhunës prejse kanë shpërthyer protestat antiqeveritare, më 31 maj. Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacio... more »
E zë gjumi mbi tastierë, transferon 222 milionë euro
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 6 days ago
Faji i një gjumi të papritur, ka bërë që një punonjës banke të përkulet mbi tastierën e kompjuterit dhe të transferojë aksidentalisht 222 milionë euro. Një kolege e tij nuk e vuri re gabimin dhe u pushua nga puna, por “padrejtësisht”, deklaruan gjykatësit e Assia në Gjermani. Faji i një gjumi të papritur i kolegut të punës, bëri që punonjësja e bankës të rrezikonte vendin e punës. Kolegu i saj ishte i lodhur dhe u mbështet mbi tavolinën e kompjuterit ku dhe e zuri gjumi, por shtypi pa dashur disa herë tastin 2, çka bëri që të transferojë 222 milionë euro. Destinacioni i kësaj transfe... more »
Kur është koha më e mirë për të marrë vendime?
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 6 days ago
Koha më e mirë për të marrë vendime të rëndësishme gjatë ditës është ora 11.59, sipas një studimi britanik, dhe koha më e keqe është pas orës 10. Vendimet që merren larg orëve të mëngjesit janë më të mira sepse nxitimi dhe përgjumja e orëve të para të mëngjesit ka mbaruar, por mendohet se edhe uria për të ngrënë gjatë mesditës mund të ketë një ndikim tek vendimet. Kurse në orën 10, truri është ende i lodhur nga puna dhe trupi kërkon të pushojë. Gjithashtu edhe koha e vitit është një faktor që ndikon, mendohet se vendimet më të ndjeshme bëhen në muajin prill, dhe më irritueset në ... more »
MAKIAVELI Gjeniu politik
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 6 days ago
Jeta e Niccolo Machiavellit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469. Babai, Bernardo, ishte një noter që jetonte në kushte modeste ekonomike, por me interesa shumë të gjallë kulturorë, dhe ishte këmbëngulja e tij që e afroi të birin me leximin e parë të klasikëve. Është një formim jo tërësisht humanist, por më pranë ambienteve borgjeze dhe tregtare të qytetit: një rini e gjallërishme dhe pothuajse e shthurur, gjatë të cilës Niccolo mori prej miqve të tij nofkën “la Machia” (Njolla). Janë vitet e shkëlqimit maksimal të Firences, në kohën... more »
Përgjimet, BE-ja kishte dijeni që në 2011-ën. Por përse nuk veproi?
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 6 days ago
Politikanët e BE-së ishin që në vitin 2011 në dijeni për mundësinë e përgjimeve masive politike të evropianëve, nga shërbimet sekrete amerikane. Përse nuk ndodhi asgjë? Nuk mundej apo nuk donte të vepronte BE-ja? Indinjata për programin e përgjimit “PRISM” është e madhe në Evropë. Megjithatë ekspertët evropianë nuk janë të habitur nga zbulimet e informatorit amerikan Edward Snowden. “Ato që ka zbuluar Snowden për “PRISM”, diheshin prej kohësh nga njerëzit e informuar”, thotë Benjamin Bergemann, autor në blogun gjerman “netzpolitik.org” dhe anëtar i Shoqërisë Dixhitale (Digitale Gese... more »
Modeli i ri i çadrave, të mbrojnë nga shiu me erë / Video
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 6 days ago
[image: Modeli i ri i çadrave, të mbrojnë nga shiu me erë] Mundimi dhe nervat që krijohen, teksa lufton me një çadër në erë dhe në shi për të mos u lagur, tani mund t’i përkasin së shkuarës. Modeli i ri i çadrës së shiut, i quajtur “Rainshader” (çadra helmetë), duket se do t’u japë fund vuajtjeve të njerëzve. “Rainshader” i mbron përdoruesit nga era dhe shiu pa bllokuar shikimin e tyre. Gjatë testimeve në erërat e forta (rreth 52 km/orë) çadra nuk u kthye asnjëherë. Rainshader bazohet në helmetën tradicionale të motorit. Ai skelet alumini të zi, poliester, lartësi 90cm, gjerësi 5cm,... more »
Goja më e madhe në botë (Video)
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 6 days ago
[image: Goja më e madhe në botë]
E majta italiane fiton zgjedhjet lokale
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 6 days ago
*Partia Demokratike fiton Romën, Trevizon e Viterbon, duke shënuar një pikë kthese* E majta e Italisë triumfoi në zgjedhjet vendore në disa qytete të rëndësishme të vendit, zgjedhje këto të konsideruara si të rëndësishme dhe një lloj testi në rast zgjedhjesh të parakohshme, njofton media italiane. Kandidatët për kryebashkiak të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike kryesuan në të gjitha kryeqendrat e provincave në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, nga veriu në jug. Në një balotazh të karakterizuar nga rënia e pjesëmarrjes së italianëve në zgjedhje, e majta realizoi nj... more »
U ndalohen pantallonat e shkurtra, meshkujt veshin funde në punë
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
Lajmi vjen nga Suedia, ku gjatë ditëve të fundit edhe pse është e pazakontë, po bënë vërtetë nxehtë, duke krijuar shqetësim për banorët e pamësuar me temperatura të tilla. Kështu punonjësit e hekurudhave dhe të linjave urbane, bënë kërkesë që të paraqiten në punë me pantallona të shkurtra, por ndërmarrja e tyre i ndaloi, pasi nuk parashikohet në rregullore një veshje e tillë. Por duke pasur parasysh që femrat lejoheshin të mbanin fund dhe të ishin më freskët, edhe meshkujt e këtyre linjave u veshën me fund, për tu ndierë sa më rehat, duke qenë se në rregullore nuk ekzistonte asnjë p... more »
Sa është numri i të papunëve në Maqedoni?
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
Qytetarët në Maqedoni thonë se po bëhet gjithnjë e më vështirë për të gjetur punë. *“Po të gjesh punë është shumë vështirë. Ka dhjetë vjet ka që jam paraqitur në Entin për Punësim. Ndryshojnë ligjet vetëm për t’i hequr sa më shumë nga Enti për Punësim. Gjejnë mënyra sa për ta zvogëluar numrin e të papunëve”,* thotë *Azir Alia,* rreth 50 vjeç, duke shtuar se çdo ditë zgjohet me shpresë se dikush do ta angazhojë si punëtor për të siguruar harxhimet e ditës. Nga ana tjetër,* Nerimane Sakipi – Kamberaj*, e cila është kthyer nga SHBA-ja, thotë se është detyruar pa ndihmën më të vogël të ... more »
Vdes burri, përdhunohet nga 6 gratë e tij
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
Një biznesmen ka gjetur vdekjen pasi është përdhunuar nga të gjashta gratë e tij. Ngjarja ka ndodhur në një qytezë të Nigerisë, ku biznesmeni Uroko Onoja, i martuar me 6 gra dhe jetonte në Ogbadibo. Pasi u kthye një pasdite nga puna në banesë në orën 3 të drekës, ai kërkoi të shtrihet në dhomën ku jetonte gruaja më e re në moshë. Por duket se gratë e tjera në shtëpi ishin xheloze që ai preferonte të renë ndaj sipas “Nigeria’s Daily Post”, ato kishin planifikuar një plan. ‘Të pesta hynë në dhomën e nuses më të re dhe të armatosura me thika e litarë i kërkuan atij të bënte seks me s... more »
Nudo kundër përdorimit të makinave - Top Channel Albania - News - Lajme
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
Kamerat e sigurisë regjistrojnë “UFO” në vullkanin në Meksiko
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
[image: Kamerat e sigurisë regjistrojnë UFO në vullkanin në Meksiko]Shkencëtarët nuk besojnë në ekszistimin e UFO-ve, por kjo video i ka shtyrë që edhe njëherë ta analizojnë qëndrimin e tyre. Bëhet fjalë për një video që u bë gjatë erupcionit të vullkanit Popocatepel në Meksikë. Një “dritë” misterioze fluturon nga hapësira dhe vie në drejtim të llavës që del nga vullkani. Shikoni videon dhe vlerësoni se për çka bëhet fjalë./albtime
Media amerikane ironi therëse ndaj Berishës, Ramës, Metës, Topit dhe Spahiut
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
*Fron Nahzi, një gazetar i specializuar në zhvillimet ndërkombëtare për websitin e famshëm “Huffingtonpost.com”, i ka kushtuar një analizë zhvillimeve të fushatës zgjedhore në Shqipëri. Me një ironi therëse ai vë në lojë të gjithë aktorët e politikës shqiptare.* *Zgjedhjet në Shqipëri: Premtimet për ndryshim, a thoni të jenë të vërteta?* *Nga Fron Nahzi* *Gazetar i specializuar në zhvillime ndërkombëtare* Është një fushatë e çmendur, e çmendur, e çmendur. Me shumë ngjashmëri me komedinë epike të viteve 1963 në Amerikë, afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri ... more »
Shkupi me protesta pro dhe kundër Erdoganit
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
Shkupi vazhdon të jetë i dyzuar sa i përket protestave të fundit në Turqi. Disa shkupjan dje pasdite organizuan një protestë në përkrahje të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, e cila njëkohësisht pasqyroi edhe qëndrimin kundër protestave të ditëve të fundit, mirëpo edhe kundër atyre që ditë më parë u solidarizuan me protestuesit në Taksim. Marshi u organizua kryesisht nga studentë turq dhe shqiptarë, ndërsa oragnizatorët e protestës thanë se janë të hidhëruar me protestat e pahijshme dhe të dhunshme në Taksim, në të cilat po shprehet edhe një tallje me fenë. Ndërkohë, mediat tur... more »
Skandal në administratën Obama, u përgjuan bisedat e Verizon
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
Belgrade – Brussels via Presevo
Lajmëtari Shqip at Shkupi Press - 1 week ago
Nga Emin Azemi Përderisa Beogradi e konsideron rajonin e Preshevës, Buajonocit e Medvegjës si vilajet i errët, i cili duhet të paguajë tagrin e politikave jo të drejta për barazi qytetare e etnike, Shkupi, në anën tjetër, luan në kartën e nxitjes së reagimit të shqiptarëve ndaj politikave aktuale që ndjek Gruevski. Ky i fundit, më shumë se me Brukselin, po e sinkronizon me Beogradin politikën e faktorizimit rajonal, duke përjashtuar faktorin shqiptar nga të gjitha rrugët që shpijnë drejt harmonizimit të politikave eurointegruese BEOGRADI DHE SHKUPI, ‘LEXUES’ TË MBRAPSHTË TË AXHEND... more »





