Policia turke dhunon barbarisht një gazetar. Kujdes, pamje të ashpra! (video)


Regjistrohet edhe një tjetër incident i dhunshëm nga policia turke ndaj gazetarëve!Në videon të cilën ju paraqet alb-observer.com, do të shikoni 7-të policë të cilët kanë rrethuar një gazetar të rrëzuar përtokë dhe e godasin ashpër, ndërsa banorë të zonës u thërrasin dhe u hedhin sende të forta.Bëhet fjalë për gazetarin Gogan Bitcizi, i cili mbulonte protestat e dhunshme të Sheshit Taksim. Nga ana tjetër njerëzit që ndodheshin aty u hidhnin vezë, qumësht, deri dhe karrige plastike policëve, të cilët pasi e kishin goditur e ngrenë “zgupthi”.Unioni i gazetarëve të ÇGD në një njoftimin e tij, denoncoj dhunën policore duke thënë se gazetarët janë në shënjestër të autoriteteve me qëllim që të thyejnë informimin e popullit turk me të vërtetën e dhunës së Sheshit Takism.Kujdes, pamje të ashpra!/LajmeFlash