Home »
» Pasuria marramendëse e kryetarëve të komunave
Pasuria marramendëse e kryetarëve të komunave
Agjencia Kundër Korrupsionit, (AKK), ka publikuar pasurinë që kanë deklaruar kryetarët e komunave të Kosovës.
Pasuria e tyre shkon nga qindra mijëra euro deri në miliona. Nga ajo çfarë kanë deklaruar, mësohet se komunat e Kosovës kanë në krye pasanikë me standarde të larta jetese.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka 600 mijë euro pasuri të paluajtshme, 47 mijë euro aksione në biznese të ndryshme bashkë me fëmijët dhe 31 mijë euro të ardhura vjetore nga pagat dhe honoraret.
Kreu i Komunës së dytë më të madhe në vend, asaj të Prizrenit, Ramadan Muja, ka 150 mijë euro pasuri të patundshme dhe 59 mijë euro para të gatshme, ndërsa të ardhurat vjetore nga paga, pensionet dhe honoraret arrijnë në 23 mijë euro.
I pari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, ka pasuri të patundshme në vlerë prej 440 mijë euro, 5 burime të ndryshme të ardhurash, të cilat arrijnë vlerën vjetore prej 50 mijë euro.
Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka 720 mijë euro patundshmëri, 150 mijë euro i ka deklaruar si huadhënie dhe 250 mijë euro aksione në biznesin “Viva Fruta” dhe 15 mijë euro para të gatshme.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, posedon patundshmëri në vlerë prej 430 mijë euro, ndërsa të ardhurat vjetore familjare arrijnë në 35 mijë euro…/ZERI