Ku i ruan Gjermania rezervat e arit? – VIDEO


Kasaforta që do të duhet të ruajë 9 miliardë dollar ar të Gjermanisë
Deutsche Bank vendosi që një pjesë të rezervave të tyre të arit ti ruajë në pjesën tjetër të botës – në Singapur. Në të njejtën kohë ata vazhdojnë me kthimin e rezervave të tyre nga kasafortat e Nju Jorkut.
Në objektin Singapur FriPort, i cili është i ngjitur me ndërtesën e aeroportit kryesor të Singapurit, Deutsche Bank ka hapsirë për të ruajtur deri në 200 ton ar.
Duke ofruar shmangie legale të taksave ligjore dhe inspektimeve doganore, FriPort ngadalë po bëhet një nga qendrat kryesore në Azinë Juglindore për ruajtjen e veprave të artit, stolive të arit, verërave si dhe llojeve të tjera të mallrave të shtrenjta.  Më shumë se një e treta e hapsirës është huazuar nga shtëpia aksionare Christie.
Për dallim nga objektet e tilla në Zvicër, “FriPort” është gjysëm bunker, gjysëm galeri. Dyert e hekurta të kasafortave peshojnë nga 7 ton.
Ironia e FriPort është se ai është projektuar nga arkitektë dhe ekspertë zviceran të sigurisë, përderisa në të njejtën kohë po garon me Zvicrën për marrjen e off-shop faturave. Një nga avantazhet e Singapurit është se atje bankave ju kërkohet që të mos i zbulojnë klientët e tyre dhe të mos insistojnë shumë në kontrollimin e pasurisë e cila hynë dhe del tek ta. /Shqipmedia

Related Posts: